LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të jetë kandidate për Bashkinë e Tiranës?/ Përgjigjet Jorida Tabaku

3 Dhjetor 2018, 21:25, Aktualitet CNA
Do të jetë kandidate për Bashkinë e Tiranës?/

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në studion e lajmeve në ?abc news? ka folur për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

E pyetur nga gazetarja nëse do të kandidonte për Tiranën, Tabaku ka thënë se ende nuk dihet kush do të jetë kandidati përballë Veliajt, por fakt sipas saj është se do të jetë më i mirë se kryetari aktual.

?Unë nuk e di se kush do jetë kandidatura për Tiranën, por di të them që do të ofrojmë një kanditaturë më të mirë se Erjon Veliaj dhe Ogerta Manastirliu të dy bashkë.

Më të mirë të mundshme për qytetarët. Sot kam parë njerëz që po detyroheshin, po dilnin nga shtëpitë e tyre me fëmijët para festave të Vitit të ri, pa një letër.

Këtë nuk ka për ta bërë kurrë një kryetar bashkie i djathtë. Për këto arsye them me bindje të plotë që më i mirë se Manastirliu dhe Veliaj bashkë kushdo që të dalë. Thjesht po them standardin që ka PD dhe që ka qeveria e djathë?,- tha Tabaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga