Connect with Us

Debati Braçe-Ahmetaj në parlament/ Ndërhyn Rama

Aktualitet

Debati Braçe-Ahmetaj në parlament/ Ndërhyn Rama

Publikuar

-

Edhe pse opozita ka vijuar të bojkotojë punimet e Kuvendit, seanca e sotme është shoqëruar me debate mes kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe dhe ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Braçe propozoi që tarifimi për lojërat e fatit të jetë 30%.

“Përderisa lojërat e fatit i kanë marrë vetëm një grup, pra është krejt legjitime të ketë një normë të re tatimore, për mua duhet të jetë 30%”-tha Braçe.

Por, mazhoranca e ka rrëzuar propozimin e Braçes, me 6 vota pro, 59 kundër dhe 11 abstenim.

Ndërkohë, duke marrë shkas nga ky debat, kreu i qeverisë  theksoi se dita e sotme ka qenë pozitive për maxhorancën, sepse sipas tij po bëjnë edhe opozitën.

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe. Dëshiroj të kujtoj se në Shqipëri akoma s’kemi asnjë hotel me 5 yje. Asnjë. Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në rajon, i kemi mundësitë”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës/ Reagon Rama: Dikush t’i thotë Lulzimit, nuk i pranoj ‘vendet e rezervuara’

“Këto janë mundësitë. Mund të vijë dikush të thotë edhe që të jetë nën zero tatami për Libraritë. Mund të kërkojnë edhe që shtetit të paguajë pë rata që lexojnë por këto janë mundësitë. Kaq mundësi kemi”.-tha Rama./CNA.al

Braçe përplaset me Ahmetajn/ Kuvendi rrëzon pr/ligjin për tarifën doganore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Denoncimi i Palokës: SHISH në “dorën” e Ramës, nuk na jep certifikatën e sigurisë (Video)

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës/ Reagon Rama: Dikush t’i thotë Lulzimit, nuk i pranoj ‘vendet e rezervuara’

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Video-Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës/ Kryeministri i vetëm në botë që prodhon filma

LEXO EDHE:  Rama publikon rrugën në Pogradec/ Qytetarët: Pse nuk ka vija të bardha?

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: