LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bushati takon shoqërinë civile/ Mbështetja juaj parësore në rrugën drejt BE

3 Dhjetor 2018, 14:21, Aktualitet CNA
Bushati takon shoqërinë civile/ Mbështetja juaj parësore

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me konsultativ me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbi projekt-VKM për ngritjen e strukturave të negociatave me BE-në.

Në njoftimin e ministrisë për mediat shkruhet se procesi i negociatave me BE-në kalon nëpërmjet një sërë fazash të rëndësishme, ndër të cilat, veçohet edhe ngritja e strukturave përgjegjëse shtetërore për hapjen e tyre. Për këtë arsye, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hartuar projekt VKM-në për strukturat shtetërore negociuese. Duke njohur dhe vlerësuar rëndësinë e shoqërisë civile, pushtetit lokal, botës akademike dhe biznesit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme synon vendosjen e një dialogu dhe bashkëpunimi të ngushtë, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë në mënyrë cilësore për negociatat e anëtarësimit.

Për 20 ditë në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u publikua projekt VKM-ja e këtyre strukturave. Në mbyllje të këtij procesi, Ministri Ditmir Bushati zhvilloi një takim me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Ai çmoi të rëndësishme përfshirjen e shoqërisë civile në këtë konsultim pasi kjo strukturë do të ketë rolin kyç në procesin e negociatave për anëtarësim, por dhe në të gjithë instrumentet e tjerë përbërës të procesit të integrimit, si zbatimi i MSA-së dhe zbatimi i së drejtës së BE-së

Duke e ndaluar në këtë pikë, Bushati tha se procesi nuk ka të bëjë vetëm me administratën publike, pasi gama e çështjeve me të cilat përballet Shqipëria në këtë proces kërkon mbështetjen dhe nga aktorë të tjerë.

?Është e nevojshme që për çdo moment, sidomos për fusha voluminoze ne të sigurojmë mbështetje edhe nga përfaqësues të botës së biznesit, botës akademike, shoqërisë civile e kështu me radhë?- u shpreh ai.

Shoqëria civile, grupet e interesit, bota akademike dhe pushteti vendor do të bëjnë dhe monitorimin e politikave publike përgjatë procesit të negocimit, nëpërmjet Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, si dhe do të kërkohet dhënia e ekspertizës në fusha të ndryshme të ?acquis? të Bashkimit Evropian, sipas fushës përkatëse të kompetencës.

Sugjerimet e ardhura nga shoqëria civile në lidhje me këtë VKM do të integrohen dhe më pas projekti do të kalojë në Këshill të Ministrave për miratim./CNA.al

Lajmet e fundit nga