LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe përplaset me Ahmetajn/ Kuvendi rrëzon pr/ligjin për tarifën doganore

3 Dhjetor 2018, 11:57, Aktualitet CNA
Braçe përplaset me Ahmetajn/ Kuvendi rrëzon pr/ligjin për

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me replika mes ministrit Ahmetaj dhe deputetit të PS, Erjon Braçe, në lidhje me disa nene të buxhetit 2019.

Ndërkohë që Kuvendi ka pranuar propozimin e deputetit Erion Brace për të mos votuar në parlament nenin 1 të paketës fiskale për tarifat doganore, c?ka sjell për pasojë rrëzimin e  pr/ligjit ?Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, ?Për miratimin e niveleve të tarifës doganore?, të ndryshuar, është rrëzuar propozimi për TVSH zero për Libraritë.

Maxhoranca në parlament vendosi të pranojë propozimin e deputetit socialist Erion Brace, sipas të cilit ky pr/ligj bie ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë.

?Bie në kundërshtim me ligjin për ratifikimin e MSA me kapitullin 3, sipas së cilës nuk vendosen detyrime të reja për importet ose eksportet për komunitetin europian. Kemi dy ndalime një nga MSA dhe një nga marrëveshjet me Organizatën Botërore të Tregtisë. Thënë këto po përsis edhe një herë propozimin të mos  miratohet neni 1, sepse bie ndesh me marrëveshjet ku jemi palë. Nuk kemi këllqet e SHBA, që diskuton nga e para tarifat. Ne jemi Shqipëria dhe kemi vendosur këtë nivel dhe marrëveshjet ku bëjmë pjesë e përcaktojnë qartë .? -u shpreh deputeti Erion Brace në seancë plenare. Në përfundim të fjalës së tij Ministri i Ekonomisë dha dakordësi me kolegun Brace.

Ndër të tjera Brace propozoi në seancë plenare që të zërohet tatimi për tregtinë e librave.Ai tha se vendi po vuan shitjen e librit, dhe se numri i librarive është shumë më pak se i atyre të lojërave të fatit.

?Libërshitja është një veprimtari në vështirësi e prandaj kam propozuar që të jetë me tatim fitimi 0. I krijon mundësi librit të tregtohet denjësisht dhe të blihen librat,? tha Braçe.

?Libri në këtë vend po kalon një krizë, jo nga teknologjia, por është një krizë që vjen nga mundësia dhe mundësitë e botuesve, treguesve dhe mundësitë e atyre që lexojnë e blejnë librin. Për t?i ardhur në ndihmë këtij vendi, që duhet të jetë jetik përsa i përket të mësuarit, kam propozuar që të shtohet një pikë në nen, të ardhurat e përfituara nga personat juridikë që kryejnë shitjen në ambientet tregtare të hiqen nga lista.

Numri i librarive në këtë vend është reduktuar ndjeshëm. As krahasohet me lojërat e fatit. Libërshitja është një veprimtari në vështirësi e prandaj kam propozuar që të jetë me tatim fitimi 0. I krijon mundësi librit të tregtohet denjësisht dhe të blihen librat. Të nxisim krijimin e librarive të reja.

Nuk po flas për fshatin ku s?gjehet kurrë një libër. Po po flas për qytetet, ku dhe në Tiranë, libraritë janë të numëruara me gishta dhe janë brenda Unazës. Në botë se e gjeni në Tiranë një librari jashtë unazës. Të zërohet tatimit ,? tha ai, propozim i cili u hodh poshtë nga Parlamenti.

Ndërkohë, Ahmetaj tha se kjo është arritur me taksën zero për biznesin e vogël, kështu që kjo është e zgjidhur.

?Kjo është realizuar me taksën zero për biznesin e vogël, kështu që kjo është e zgjidhur Ajo nuk frenohet me asnjë mundësie fiskale. Po bëjmë edhe TVSH të reduktuar?-tha Ahmetaj.

Pas këtyre replikave me 12 vota pro, 47 kundër dhe 15 abstenim, ka rrëzuar propozimin e Braçes.

Lajmet e fundit nga