Connect with Us

5 objektet më të pista që gjenden në zyrë dhe na “sëmurin” çdo ditë

Aktualitet

5 objektet më të pista që gjenden në zyrë dhe na “sëmurin” çdo ditë

Publikuar

-

Në ambientet e punës të gjithë ne kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Është tepër e rëndësishme që ambienti që na rrethon të jetë i pastër, jo vetëm në shtëpi, por edhe në zyrë, në tavolinën tonë të punës dhe në gjithçka që na rrethon.

Higjiena është tepër e rëndësishme për një shëndet të mirë të secilit prej nesh. Por cilat janë 5 objektet më të pista që gjenden në zyrën tonë dhe konsiderohen si një burim serioz i sëmundjeve.

1-Mausi i kompjuterit

Kjo nuk është një surprizë pasi një maus është një nga mjetet më të përdorura në zyrë, që preket jo vetëm nga ju, por edhe persona të tjerë që mund të kenë nevojë të përdorin kompjuterin tuaj. Prandaj sigurohuni ta pastroni të paktën çdo 2 ditë.

2-Tualeti

Ndoshta keni menduar se do të renditej në vend të parë, por është vlerësuar se ka një nivel mesatar të papastërtisë. Kjo nuk do të thotë se duhet të uleni mbi ndenjësen apo të mos e pastroni sa herë që është e mundur.

3-Makineta shitëse

Nëse jeni me fat që keni një makinë shitëse në zyrën tuaj, keni vënë re se sa e zënë është. Gjithë ata gishta që kanë shtypur aq shumë butona nuk përbëjnë një sipërfaqe higjienike. Ekspertët raportojnë se 21% e të gjitha butonave kanë një predispozitë të lartë për përhapjen e sëmundjeve.

LEXO EDHE:  Rama shkrin një tjetër zyrë / Mësoni për cilën bëhet fjalë

4-Tastiera

Tastiera është një nga objektet më të papastër. Duhet të tregoni kujdes duke larë duart pasi përfundoni punë me përdorimin e saj. Dhe, nëse jeni duke konsumuar ushqime dhe ju bie diçka në tastierë, i bëni vetes një favor nëse nuk e hani atë.

5-Rubineti

Çezmat e lavamanit janë një vendstrehim për bakteret. Shumica e njerëzve e përdorin pasi kanë prekur enët e pista apo ushqime të ndryshme. Mikrobet janë shumë të përhapura dhe në këtë mënyrë i mbajmë gjithë kohës pranë vetes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatura 5 miliardë euro që rrezikojnë shqiptarët, nga Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

Kur do ti bëjë zgjedhjet lokale, Lulzim Basha?!

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, siç i pëlqen ta thërrasin, dje në emisionin “Opinion” theksoi se do të anullonte të gjitha kontratat koncesionare, që sipas tij ishin nul.

Por, pas kësaj deklarate, ai u përpoq ta korrigjonte qëndrimi e tij, duke thënë se do të hetonte fillimisht administrativisht.

Në fakt ndryshimi i qëndrimit erdhi menjëherë pas këshillës që i dhe Blendi Fevziu, se do të mjaftonte ajo dalje televizive për t’u marrë si provë nga koncesionarët dhe më pas shtetit shqiptar do të kishte një dëm, si ai i shkaktuar nga Becchetti, apo së fundi nga firma “Aktor”.

Basha tha se nuk do të ndodhte kjo për shkak se gjobat në Arbitrazh ishin për shkak të klientelizmit dhe presionit politik, apo aferave korruptive të qeverisë.

Në fakt, shqiptarët rrezikojnë një gjobë rreth pesë miliardë euro, nga “çmenduria” e djeshme e artikuluar nga Lulzim Basha.

Së pari, për faktin se koncesionet janë të kopsitura ligjërisht në një mënyrë që jo Lulzim Basha, por edhe vetë pronarin e koncesionit ta vësh për ta anulluar, apo edhe kryeministrin, vështirë se e bën pa një dëm ndaj shtetit.

Dhe këtë na e ka thënë publikisht Luli në qëndrimet e tij, apo daljet dhe deklaratat që ka bërë ndaj koncesioneve, që nga ato në shëndetësi, tek inceneratorët apo të tjera kontrata të lidhura nga qeveria shqiptare si PPP. Pra, Partneritet Publik Privat.

Anullimi i atyre kontratave, që janë disa qindar milionë euro, do të kishte pasoja katastrofike për buxhetin e shtetit.



Do të duhej buxheti i shtetit i një viti, pra shqiptarët të mos merrnin as rroga, as pensione, as shërbime publike, port ë rrinin e të hanin me lekët e tyre për një vit, që të shlyenin këtë dëm, që do të shkaktonte Lulzim Basha.

Koncesionet janë vërtetë disa qindra mijëra euro, në shëndetësi apo dhe në fusha të tjera. E në rast se Lulzim Basha do t’i prishte në mënyrë të njëanshme, pas një hetimi administrative që ai e quan, kostot do ishin fatale.

Nëse Lulzim Basha anullon në mënyrë të njëanshme kontratat, me gjyqe kompanitë koncesionare do marrin 20-fish.

LEXO EDHE:  Priti në zyrë Kurtin, Veselin, Limajn/ A do ta presë Berisha, Hashim Thaçin?

LEXO EDHE:  Pesë mënyra për të qenë më produktivë në zyrë

Pra, anullimi i kontratave i shërben korrupsionit të konçesionit.

Në fakt Lulzim Basha nuk thotë një zgjidhje sesi do t’u përfundojë këto koncesione. Disa prej tyre kanë një afat 3-vjeçar dhe mbarojnë shpejt. Ç’ka do të thotë se në qoftë se Lulit i bie “bingo”, dhe kjo duket se është e vështirë të ndodhë, brenda mandatit të parë të qeverisjes së vitit të ardhshëm, ose brenda katër viteve nga zgjedhja e qeverisë së re në 2021, shumë prej atyre koncesioneve mund të përfundojnë më parë. Ajo që mund të bëjë një qeveri e re është thjeshtë ti zbardhë të plota këto kontrata dhe t’i çojë të gjitha për hetim dhe të ushtrojë një kontroll të vërtetë dhe jo klientelist, për të zbardhur gjithçka ka ndodhur me to.

Por, kjo është e vështirë të ndodhë, pas deklaratës së djeshme të Lulzim Bashës. Sepse edhe sikur të bëhet vërtetë kontrolli, dhe të zbulohen skandalet e brendshme, pas deklaratës dhe qëndrimit që ka mbajtur dje Basha në “Opinion”, fatura ndaj shtetit shqiptar do të jetë totalisht katastrofike.

Nga ana tjetër ka një zgjidhje. Dhe Lulzim Basha këtë e di, por ai nuk pranon ta thotë, sepse ai kërkon që nëpërmjet daljeve të tij televizive, jot ë zgjidhë çështjen e koncesioneve dhe taksat e shumta që paguajnë shqiptarët për to, por të vendosë gjoben e radhës ndaj bizneseve, të cilat duhet të mendojnë mirë dhe tashmë kanë kohën e duhur që të shkojnë tek Lulzim Basha, të bëjnë pazarin, të paguajnë “taksën”, që në rast se ai vjen në pushtet të shpëtojnë nga një sulm që mund t’i vijë prej tij.

Por, pas asaj që Luli tha dje në television shumë prej koncesionarëve do të jenë më rehat të mos shkojnë fare tek Luli, port ë presin budallallëqet e tij, anullimet e kontratave në mënyrë të njëanshme, çka do t’iu silte koncesionarëve jo vetëm disa milionë euro të fituara nga marrëveshjet me Edi Ramën, por edhe ndoshta disa qindra e miliarda euro si fitim pas veprimeve dhe anullimeve të Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ministrja Kushi publikon raportin/ Jemi ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim

Publikuar

-

Nga

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka tregon raportin e Bankës Botërore mbi arsimi. Në këtë raport, Shqipërinë renditet ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në këtë fushë.

Duke marr shkas nga raporti, ajo ka falenderuar dy paraardhëset e saj, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini.



“Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim.

LEXO EDHE:  Skema/ Zbulohet ku investohen paratë e pista

LEXO EDHE:  Ligji për Arsimin e Lartë, Nishani pret në zyrë Nikollën

Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, shkruan ministrja Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Radhë kilometrike

Publikuar

-

Nga

Qytetarët të cilët kanë udhëtuar sot në drejtim të Elbasanit, janë përballur me kaos në trafik.

Sikurse shikohet në fotot e siguruara nga CNA.al, në autostradën Tiranë-Durrës, radha e makinave është kilometrike.



Burime për CNA.al bëjnë të ditur se radha e makinave Dillon që pa hyrë në Tunel dhe vijon deri në Bradashesh.

LEXO EDHE:  U sulmua me granatë në zyrën e tij/ Kryebashkiaku i Lushnjes rikthehet në punë

LEXO EDHE:  Pesë mënyra për të qenë më produktivë në zyrë

 

LEXO TE PLOTE