LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pajtohen Trump dhe Xi Jinping/  I japin fund luftës tregtare

2 Dhjetor 2018, 17:08, Aktualitet CNA
Pajtohen Trump dhe Xi Jinping/  I japin fund luftës tregtare

Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë kanë deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping janë pajtuar për të ndërprerë luftën tregtare për 90 ditë, pasi dy ekonomitë më të mëdha botërore mund të eskalonin situatën.

Shtëpia e Bardhë në një njoftim zyrtar tha se Uashingtoni është pajtuar për të mos ngritur tarifat ndaj produkteve kineze në janar.

Po ashtu, tarifa e vendosur prej 10 përqind për 200 miliardë dollarë vlerë produkte të Kinës, nuk do të ndryshojë, shkruan REL.

Edhe zëvendësministri i Tregtisë në Qeverinë e Kinës, Ëang Shouëen, tha se të dy liderët kanë vendosur të mos zgjërojnë tarifat.

Marëveshja u arrit pas më shumë se dy orë bisede në një darkë në mes të dy liderëve, të mbajtur në kuadër të samitit G20 të liderëve në Argjentinë.

Lufta tregtare në mes të dy vendeve filloi këtë vit kur Trump vendosi tarifa ndaj çelikut të importuar nga Kina me vlerë më të madhe se 250 miliardë, si dhe produkte të tjera. Këto tarifa ndikuan edhe në tregun ndërkombëtar.

Lajmet e fundit nga