LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu ultimatum Ramës/ Ja çfarë kërkon nga kryeministri

2 Dhjetor 2018, 10:55, Aktualitet CNA
Mediu ultimatum Ramës/ Ja çfarë kërkon nga kryeministri

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë paradites së sotme në një dalje publike për mediat i ka vënë ultimatumin kryeministrit Edi Rama.

Mediu tha se qeveria  duhet t?i shpronësojë banorët e Unazës së Re, pasi ka qenë Rama ai që premtoi legalizimet për të gjithë.

?Rama ka premtuar legalizmin e banesave dhe bizneseve në çdo zonë informale. Një qeveri që përbuz qytetarët e vet meriton përbuzjen e gjithë qytetarëve. Së treti, këto legalizme janë kryer në prona publike ndaj është e pamoralshme. Së katërti, shteti ka marrë përsipër legalizimin e mirëfillta për përfitime politike. Përfundimisht në mendimin tim qeveria duhet të shpronësojë këta banorë në vlerat e tregut?, vazhdoi ai.

Gjithashtu Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij theksoi se qeveria Rama e ka kthyer vendin në një republikë bananesh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga