Connect with Us

Julian Deda tregon shkakun e largimit nga “Portokalli”: Nuk ikëm, na zbuan…

Aktualitet

Julian Deda tregon shkakun e largimit nga “Portokalli”: Nuk ikëm, na zbuan…

Publikuar

-

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë aktori i njohur Julian Deda.

Ai ka folur për të rejat e fundit nga jeta e tij personale por edhe ajo profesionale. Edhe pse ka vite që ka vazhduar një karrierë veçmas, grupi “SHBLSH” dhe koha e tij në “Portokalli” vazhdojnë të kujtohen me nostalgji. Dy moderatoret e kanë pyetur Julin pikërisht për atë periudhë dhe vendimin e treshes humoristike për t’u larguar nga ky program humori e për të shkuar drejt Vizon Plusit.

“Ne nuk u larguam nga “Portokalli”-a. Neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapricot e regjisorit.”,-është shprehur Juli duke vënë në dukje se në fakt largimi i SHBLSH-ave nga Portokalli ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve me regjisorin Altin Basha.

LEXO EDHE:  Pse emigrojnë dhe kthehen përsëri gjermanët?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Ligji i Presidentit/ Kuvendi ngre dy grupe pune

Publikuar

-

Nga

Kuvendi ka ngritur dy grupe punë që do të diskutojnë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe për ligjin e presidentit, i cili pritet që të pësojë disa ndryshime.

Mësohet se për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zgjedhur Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita. Ndërkohë që për ligjin për kompetencat e presidentit janë zgjedhur Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli.
Pavarësisht faktit që Meta i shpëtoi shkarkimit, shumica qeverisëse po harton ligjin i cili kufizon kompetencat e tij nëpërmjet një ligji organik.



Ky ligj sqaron teknikalitetet e veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës, duke i vendosur disa kufizime. Gjatë ditës së sotme këto grupe pune pritet që të miratohen në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akuza për korrupsion/ KLGJ do të pezullojë nga detyra gjyqtaren Margjeka

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e saj të radhës që do të mbahet sot në orën 14:00.

Në mbledhje pritet të jepet vendimi për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjheka, e cila është e akuzuar për korrupsion pasiv.



Në pikën 3 të dokumentit  thuhet se KLGJ do të miratojë:  Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin nga detyra të magjistrates Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, caktuar në skemën e delegimit në Gjykatën e Apelit Korçë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Vajzat mësojnë të vërtetën e largimit të Songyl

LEXO EDHE:  Klan apo Top Channel?/ Ku do të zbarkojë “Apartamenti 2XL”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet “këshilltarja mizerabël” e Lulzim Bashës/ Si i gënjeu publikisht demokratët

Publikuar

-

Nga

Zbulohet “këshilltarja mizerabël” e Lulzim Bashës/ Si i gënjeu publikisht demokratët

Mirela Bogdani, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak ka marrë përsipër autorësinë e mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Bogdani shkruan se është ajo ideatorja dhe strategia e atij proçesi të sotëm ku në PD po plas sherri sepse u propozuan 4 mijë kandidatë, më shumë sesa propozojnë amerikanët për në Kongres, më shumë se sa ka anëtar aktiv Lulzim Basha, ndoshta emrat e propozuar janë më shumë edhe se ata që marrin pjesë në protestë.

Pra, janë katër mijë emra të thënë publikisht. Por më pas u lanë vetëm 900, ndërsa tani janë lënë 300 emra të cilët nuk publikohen të gjithë. Por, u janë çuar emrat konfidencialisht dhe pritet formulari.

Gjithësesi përtej kësaj le të qëndrojmë tek këshilltarja e Lulzim Bashës, Mirela Bogdani, një nga ato këshilltaret “mizerabël”, siç i ka quajtur Berisha. Sepse ka qënë Këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe votonte të gjitha propozimet e Lali Erit. Për të shkuar më tej tek një gënjeshtër publike.

Mirela Bogdani ka gënjyer publikisht demokratët, dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ai thotë se është ideja e saj, propozuar Lulzim Bashës në shkurt të vitit 2018.

Në fakt përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia, Lulzim Basha e ka propozuar në maj të vitit 2017. Menjëherë pas mbylljes së listave në mesnatë, të cilat ishin servirur nga familjarët e tij dhe ishin kthyer në një pazar të fëlliqur shit-blerjesh, në një merkato korrupsioni. Lisa të cilat u mbushën edhe me budallenj si ata që nxorën në parlament, apo edhe një pjesë e atyre që ikën.



Pikërisht pas mbylljes së asaj liste, Luli për të justifikuar turpin e tij public ka deklaruar në mitingun e parë të hapjes së fushatës, se ishte hera e fundit që kryetari të bënte listat. Kandidatët do të zgjidheshin nga anëtarësia.

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Vajzat mësojnë të vërtetën e largimit të Songyl

LEXO EDHE:  Shifra alarmante/ Zullumet e shtetarëve kushtojnë 13.8 mln USD

Prandaj, zonja Bogdani thjeshtë gënjen publikisht. Sepse ideja nuk ka qënë e saj. Ideja ka qënë ose e Lulzim Bashës, që në fakt nuk është se ka ide, kryesisht është pa ide, por me shumë gjasa e këshilltarëve të tjerë “mizerabël” që ai  mbante nga pas në atë kohë.

Pra, Bogdani na thotë se i aka thënë idenë Lulit në 2018, ndërsa Luli vetë e ka deklaruar në maj të vitit 2017.

Mirë “mizerabël”, por këshilltarët e Lulit janë edhe gënjeshtarë. Dhe “gallomanë” që kërkojnë të marin përsipër atribute të cilat nuk i kanë. Flasin si një risi e opozitës, por janë një mentalitet i pështirë i personazheve që kërkojnë të rëmbejnë autorësinë për gjëra që nuk i bëjnë, duke dashur të shiten si ekspertë në politikë, kur janë një hiç dhe përfaqësojnë vetëm gënjeshtra.

Rasti konkret i Mirela Bogdanit dhe video e Lulzim Bashës në hapjen e fushatës së vitit 2017, tregojnë se këshilltarja e tij, që votonte pazaret e Veliajt, thjeshtë dhe vetëm gënjen publikisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE