Connect with Us

Dimri zgjat vetëm 4 ditë, moti për dhjetorin vazhdon të befasojë meteorologët

Aktualitet

Dimri zgjat vetëm 4 ditë, moti për dhjetorin vazhdon të befasojë meteorologët

Publikuar

-

Muaji dhjetor do të ketë temperatura të ngjashme me ato të pranverës.

Dimri i vërtetë pritet të zgjasë vetëm 4 ditë, teksa reshjet do të rikthehen gjatë mesit të muajit.

Lidhur me parashikimin e motit, meteorologe Lajda Porja tha për TCH:

Është parashikuar që muaji dhjetor të jetë më i ngrohtë sesa një muaj normal. Do të ketë temperatura më të larta sesa vlera klimatike. Për sa i përket reshjeve, pritet që 10-ditëshi i parë te jetë i qëndrueshëm. Kemi një paqëndrueshmëri në 10-ditëshin e dytë, më pas kemi sërish mot të qëndrueshëm, për t’u rikthyer reshjet në fund të dhjetorit. Por do të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak ditë me shi.”
Reshje dëbore pritet të ketë në vendet malore, teksa temperaturat maksimale në këtë muaj parashikohet të shkojnë deri në 22 gradë Celcius.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Publikuar

-

Nga

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e bashkëpunues i botës së lirë, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

“Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-së që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë”, tha Macron.

Ndërsa presidenti Biden tha se e ka thënë edhe më parë që “Amerika është kthyer”.

“Unë mendoj se gjërat po shkojnë mirë”, tha Biden.

Te dy liderët u takuan në kuadër të samitit të G7-ës (shtatë vendet më të pasura të botës), që po mbahet në Britaninë e Madhe.

Biden do të mbajë konferencë i vetëm pas takimit me Putinin

Raportet mes evropianëve dhe paraardhësit të Bidenit, Donald Trump kanë qenë të trazuara. Trump e kishte tërhequr SHBA-në nga traktati i klimës dhe kishte kritikuar aleatët evropianë për çështje të ndryshme, përfshirë edhe kontributin e ulët financiar në kuadër të aleancës së NATO-s.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Javë vjeshte/ Mësoni kapriçot e motit për ditët e ardhshme

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian është tepër i fortë dhe i gjallë, dhe kjo ka të bëjë shumë me aftësinë e Evropës Perëndimore jo vetëm për të trajtuar çështjet e saj ekonomike, por për të siguruar edhe mbështetjen për NATO-n”, tha Biden.

Vizitën e parë të tij jashtë vendit, presidenti Biden po e zhvillon në Evropë.

Pas samitit të G7-ës që përfundon të dielën, më 13 qershor, ai udhëton për Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s./rel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Publikuar

-

Nga

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Në Tropojë po zhvillohet manifestimi tre ditor “Sofra Dardane” me pjesëmarrjen e një numri të madh grupesh folklorike. Pjesë e këtij manifestimi është edhe shpallja e fillimit të sezonit turistik në Luginën e Valbonës, një nga më të njohurat për turizmin malor në Shqipëri.

Më shumë se 40 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora dhe shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë në edicionin e 18 të “Sofrës Dardane”, që zhllohet ne skajin me verior të Shqipërisë, në Tropojë.

“Sofra Dardane” organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe, këtë vit, është emërtuar “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”.

Më shumë se 500 këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë popullorë po manifestojnë, për tre ditë me rradhë, nëpër rrugët e qytetit Bajram Curr dhe në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit duke shpalosur trashëgiminë kulturore përmes kostumeve tradicionale, këngëve dhe valleve.

“Sofra Dardane”, e orgnizuar në skajin më verior të Shipërisë, në Tropojë, është një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shqipëri. Ajo bashkon në një manifestim të gjërë kulturor trojet etnike shqiptare duke synuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit.

Drejtuesi i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, thotë se është e rëndësishme që traditat e pasura folklorike të popullit, jo vetëm të ruhen, por edhe të përcillen tek brezat me të rinj, si dëshmi e idenditetit kombëtar.

LEXO EDHE:  Keni bërë plane për fundjavë?/ Ja si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

LEXO EDHE:  Si pritet të jetë e diela?/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

“Kjo pikëpjekje e shpirtit të kombit, këtu në qytetin e Bajram Currit, është bashkim shpirtëror, kulturor i kombit shqiptar. Sepse, gjithë shqiptarija është derdhur sot në Tropojë. Synimi i platformës së Unionit Artistik të Kombit Shqiptar është kthimi në identitet, ruajtja e trashëgimisë, përcjellja tek brezat e rinj. Dhe, nëse i shihni, të gjitha grupet artistike vijnë me mosha të reja, çka do të thotë se ata, me pasion, duan të percjellin këtë AND të popullit, me të cilën ne kemi udhëtuar ndër shekuj dhe i kemi rezistuar asimilimit deri në ditët e sotme”, thotë zoti Azgan Haklaj.

Pjesë e veprimtarive tre ditore të manifestimit kulturor “Sofra Dardane” ishte përurimi i një memoriali kushtuar qendresës së Gashit në mbrojtje të trojeve shqiptare ndër shekuj si dhe hapja e sezonit të ri turistik malor në Luginën e Valbonës, pjesë e Alpeve të Shqipërisë dhe një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara vitet e fundit për turizmin malor.

Lugina e Valbonës është një nga parqet natyrore të Shqipërisë ku turizmi zhvillohet në çdo stinë të vitit. Kjo, jo vetëm për bukuritë natyrore të Alpeve, por edhe nismës së banorëve vendas për të ndërtuar bujtuna miqësore me natyrën.

Vitet e fundit, banorët e Valbonës, bashkë me shoqatën “Toka’, luftuan fort për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por zëri i tyre nuk u dëgjua nga vendimmarrësit. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë kancelaren gjermane Angela Merkel në Uashington më 15 korrik në një vizitë që mund të jetë e fundit në detyrë në Shtetet e Bashkuara pas gati 16 vitesh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Njoftimi u bë të premten në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani. Zoti Biden ka pritur në Uashington dy udhëheqës të tjerë botërorë që kur mori detyrën, ata të Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se zoti Biden dhe zonja Merkel “do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë në një sërë sfidash të përbashkëta, përfshirë luftën ndaj pandemisë së COVID-19, masat ndaj rrezikut të ndryshimit të klimës dhe nxitjen e mirëqenies ekonomike dhe sigurisë ndërkombëtare, bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike. ”

Një mospërputhje mbi përfundimin e gazsjellësit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh që transporton gazin rus në Evropë ka acaruar marrëdhëniet në një kohë kur Berlini dhe Uashingtoni duan të rindërtojnë marrëdhëniet pas mandatit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

LEXO EDHE:   Vendi mund të përballet sërish me përmbytje/ Ja zonat më të rrezikuara
LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Mësoni çfarë pritet për ditën e sotme

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga sanksionet muajin e kaluar ndajkompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, duke i dhënë Berlinit dhe Uashingtonit tre muaj kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Kancelarja Merkel ka thënë se do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, pavarësisht nga rezultatet e partisë së saj Demokristiane.

Udhëtimi është planifikuar vetëm disa ditë pas një afati të 10 korrikut për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur një mosmarrëveshje gati 17-vjeçare mbi subvencionet e qeverisë për kompanitë Airbus dhe Boeing.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje përpara se tarifat e pezulluara aktualisht të kthehen në fuqi më 11 korrik./ VOA

LEXO TE PLOTE