Celularët që mbajmë në duar janë 7 herë më të pisët se ndenjëset e tualeteve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Celularët që mbajmë në duar janë 7 herë më të pisët se ndenjëset e tualeteve

Publikuar

-

Telefonat e zgjuar, të cilët nuk i lëshojmë nga dora për asnjë moment, janë 7 herë më të pisët se ulëset e tualeteve.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit  në të cilin thuhet gjithashtu se pajisjet me mbrojtëse lëkure kanë akoma më shumë baktere.

Gjithsesi, edhe për ju që përdorni mbrojtëse plastike lajmet nuk janë aspak të mira sepse niveli i ndotjes mbetet i lartë.

Pavarësisht nga kjo, një sondazh i kryer me punonjësit e zyrave zbuloi se dy në pesë pjesëmarrës i merrnin celularët me vere në tualete e tyre të punës.

Në kuadër të studimit, u morën mostra nga telefonat dhe më pas u ekspozuan ndaj një pajisjeje që mund të ndriçojë mbi mikrobe të gjalla në momentin që ata ndodhen në një sipërfaqe.

Nga skanimi rezultoi se ndenjëset e tualeteve treguan 220 pika të ndritshme si vende ku strehohen bakteret, por nga ana tjetër, në telefonat celularë u ndezën më shumë se 1.479 pika të ndritshme.

Ekspertët besojnë se telefonat ndoten kaq shumë pasi merren në banjo nga pronarët e tyre, të cilët nuk e kuptojnë që në këtë mënyrë janë duke marrë me vete edhe mikrobet e WC-ve.

Aktualitet

Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave/ Rudina Hajdari zbulon pazarin me Ramën

Publikuar

-

By

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar sërish sot ndaj kryetarit të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Sipas Hajdarit, ai ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme Akademinë e Shkencave.

Ajo shkon dhe më tej ndërsa thotë se Gjinushi u zgjdh në atë detyrë, pas pazareve të bëra me kryeministrin Edi Rama.

“I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë per zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta”, shkruan Hajdari në rrjetet sociali.

Postimi i plotë:

Kryetari uzurpues i Akademisë se Shkencave i nisi minutat e para të karrierës së tij me dhunimin verbal seksist të një gazetareje të re.

I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë per zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta.

Sikurse nuk ka bërë kurrë zgjedhje brenda partisë së tij shekullore pseudo-socialdemokrate, ashtu uzurpoi A.SH, me puç institucional prej një kapterri që hiqet si gjeneral në pension i shkencës. Prej tridhjet vjetësh asnjë libër, artikull shkencor, apo botim serioz, asnjë arritje në matematiken e aplikuar.

Dështim në shkencë, dështim në politikë si një rast partikular në të cilin “gjenerali i ekuacioneve” dëshironte të aplikonte matematikën në politikë, ku prej tre dekadash nuk mori kurrë më shumë se një mikrobus me votues. Duke mbetur profan në faktin se asnjëherë nuk mësoi se ku pritet shkenca me politikën ai preu kokat të gjithë miqve të tij në parti që ikën nga sytë këmbët.

Vjen në akademinë e shkencave dhe qysh në fjalimin e parë poshtëron asamblenë duke e quajtur konsultative. Mbledh nëntedhjetevjeçarë që dramën e jetës së tyre kane pasur faktin që i kanë bëre hosana vrasësit të babait te tyre, një pjesë me ishemira, një pjese të korruptuar me pagesa të paligjshme, me mbeshtetje nga akademikë ishspiunë të sigurimit, sekretarucë diktatorësh, të dyshuar nga kolegët për plagjiatura, të tjerë që nuk dihet ku punojnë nëpër botë etj. Më vjen keq për një pjesë të akademikëve të vërtetë që nuk patën forcën dhe moralin e duhur t’i kundërvihen uzurpuesit anakronik.

Bëri reformën farse, për të sunduar mbi një institucion, ku veç truri nuk ka më efikasitet, pa marrë në konsideratë që në perëndim gjënden me dhjetëra shkencëtarë të rinj shqiptarë të vlerësuar maksimalisht nga shkenca botërore moderne.

Padyshim që Kuvendit do t’i paraqes që t’i presë sa më parë buxhetet kësaj karakatine, mbi samarin e të cilës ka hypur “gjenerali” në pension. Përndryshe, do të ndodhi ajo që nuk ka ndodhur në qindra vjet akademi, ku politikani i paudhë do të drejtojë shkencën dhe të paligjshmit dhe të paditurit, do të drejtojnë institucionin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lefter Maliqi thirrje Ramës/ “Bëni marrëveshje”

Publikuar

-

By

Deputeti Lefter Maliqi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të reflektojë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë thirrje publike Ramës, vetëm pak orë para protestës.

“Thirje para protestës drejtuar Kryeministrit për reflektim. Shmang sa s’është vonë para 30 Qershorit konfliktin dhe përplasjen civile, bëni marrëveshjen, shtyni zgjedhjet, ndryshoni sitemin e kalbur e korruptiv elektoral”, shkruan ndër të tjera Maliqi.

Postimi i plotë:

Thirje para protestes drejtuar Kryeministrit per reflektim. Shmang sa s eshte vone para 30 Qershorit konfliktin dhe perplasjen civile, beni marrveshjen, shtyni zgjedhjet, ndryshoni sitemin e kalbur e korruptiv elektoral.

Zgjedhjet ne 30 Qershor do behen dhe s’do behen. Z.Rama pa opoziten smund te behen dhe s’duhet te behen, dhe po u bene, ne mbi 50% te bashkive ne veri e jug sdo behen dhe ne pjesen tjeter do jene me probleme dhe shume te cunguara e me konflikte. Ska konkurence, rivalë, kundërshtar, kandidatë përball, ska motiv për garë, ska alternativë etj etj.

Mos ngulni kembe as me ironi, as me arrogance, as me perbuzje me opoziten, se nuk eshte as Luli, as Monika, Mediu por as Shpetimi dhe Vangjeli qe i deshe aq shume per fitoren tënde te 2017-ës, por 800 mije votues te opozites sipas zgjedhjeve te fundit te pakten te blera apo jo nga ju, sipas opozites apo dosjeve ne Prokurori. Nuk mund te fusni ne burg 800 mije veta, jo per gje por kapaciteti i burgjeve ne Shqiperi eshte 6000 veta,dhe i ke te mbushura plot me te burgosur per energji elektrike, 30 gr droge etj.

Nderkohe kriminelet e vrasesit shumica jane te lire per shkak te sistemit te drejtesise se korruptuar. Nga reforma ne drejtesi nuk ka frike vetem opozita por me se shumti mazhoranca se plasi droga sheshit para nje viti, tenderat, koncesionet etj.

S’po zgjatem por duke qene se quhem dhe mbetem deputet i popullit dhe me mandat me djersen time sot dhe kurdo sa te kem fuqi, nje mandat ne qarkun Berat shkon nga duan mbeshtetesit e mi, te bej thirrje ulu sa s’eshte vone me opoziten per veten tende, Rilindjen tuaj ,popullin dhe per interesat e vendit ne BE.

Neser do jete vone per ty dhe per karriget tuaja. Zgjedhje nuk behen dhe po u bene do shtyhen,si ish drejtues policie, si ish Kryetar njesie vendore si deputet per here te dyte kam bindje qe zgjedhjet nuk behen pasi ne cdo qender votimi me Kod zgjedhor disa m larg qendron nje polic ,dhe me polici qe te menaxhoni situaten konfliktuale, qe do lindi ne pjesen me te madhe te qendrave te votimit ju nuk i mbuloni dot.

Pasi ne cdo komisariat do keni vetem 1 ose 2 grupe te gatshme te cilat nuk perballojne dot konfliktet ne shume qendra votimi dhe situata mund te degradoje ne konflikte civile mos e dhente zoti dhe me viktima.

Me pas do akuzoni ju opoziten dhe opozita ju. Pasojat bien mbi ju dhe hiqni dore nga keto parodi dhe tregim force e ironi por uluni beni marreveshje mbi interesat tuaja personale. Lexoje kete thirrje dy here po pate kohe se e di qe ske ose e injoron dhe mbase ske kohe as per te pare realitetin me sy. As ti as deputetet e ministrat e tu se po e shohin popullin si flet votimi vetem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Abuzim me pronat/ Arrestohet ish-zyrtari

Publikuar

-

krimi i organizuar

Policia ka arrestuar sot dy persona në Shkodër. Të arrestuarit kanë qenë në kërkim për “shpërdorim detyre” dhe “dhunë në familje”.

Njëri prej tyre është ish-kryetarin e komunës Shalë në Shkodër, Dedë Tonaj, 48 vjeç.

Tonaj ka qenë i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg pasi akuzohej për abuzim me pronat.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Z. M., 36 vjeç, banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, nr. 124 datë 07.02.2019, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

Trending

Read previous post:
Tronditet Amerika/ Të shtëna me armë në një dyqan pijesh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur,  pasi një person ka qëlluar me armë zjarri në një dyqan pijesh. Autoritetet...

Close