LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha rrëfen takimin e tij të parë me ish-Presidentin Bush

2 Dhjetor 2018, 19:11, Aktualitet CNA
Berisha rrëfen takimin e tij të parë me ish-Presidentin Bush

Ish-presidenti i ndjerë Xhorxh Bush kishte jo pak miq edhe në Shqipërinë e sapo dalë nga diktatura komuniste në fillim të viteve 90.

Më i spikaturi midis tyre është ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili kujton me detaje bisedat me zotin Bush për Kosovën, Shqipërinë si dhe forcimin e demokracisë dhe paqes në rajon.

Në një intervistë për ?Zërin e Amerikës?, Berisha ka folur për takimin e parë me Presidentin Bush, ndërsa ka theksuar ndër të tjera se ajo që i kishte rënë në sy, ishte thjeshtësia me të cilën e kishte pritur.

?Nga takimi i parë me presidentin Bush përshtypja më e madhe ishte thjeshtësia me të cilën ai më priti. Xhorxh Bush në të vërtetë i përkiste pa diskutim fisnikërisë më të lartë të kohës, por nga ana tjetër ai ishte edhe njeriu më tokësor që mund të takoje në qarqet politike amerikane dhe botërore. Ftesa dhe pritja në Dhomën Ovale ishte një moment historik për jetën time, por brenda pak çastesh gjithçka u bë shumë e thjeshtë në komunikim.

Presidenti Bush filloi bisedën me Kosovëm; ajo që më bëri shumë përshtypje, por që edhe ishte problemi më kryesor. Ai u ngrit, mori një atlas në zyrën e tij, e hapi atlasin dhe u ulëm e folëm për Kosovën. Më pyeti: Çfarë mendon? Unë i shpjegova, e i thashë se plani i Milosheviçit është spastrimi etnik i Kosovës dhe ndarja e saj. Në atë kohë plani i Milosheviçit për ndarjen e Kosovës i binte mes për mes Prishtinës; e kishin pak më të madh se sa e kanë këta sot Milosheviçët e rinj.

I thashë zotit Bush se Milosheviçi synon që qindra e mijëra shqiptarë që janë banorë në zonat e tyre prej mijëra vitesh t?i shpërngulë, t?i sjellë në pjesën tjetër dhe pastaj thotë le të bëjnë çfarë të duan, le të bashkohen me Shqipërinë ose le të bëjnë tjetër çfarë të duan. – Por kjo, i thashë unë, krijon luftë. ? Pse, tha, krijon luftë? ? Ne, i thashë unë, nuk e sulmojmë Jugosllavinë, por nëse Milosheviçi e ndërmerr një plan të tillë, kufi më nuk do të ketë.

Ndaj dua të jem i sinqertë; edhe nëse dëshiroj të parandaloj një konflikt në shkallë të gjerë midis shqiptarëve dhe serbëve, nuk do të mund ta parandaloj atë. As nuk mund ta ndërmarr një gjë të tillë, përkundrazi, unë do të hap kufirin dhe do të bëj gjithçka që ata njerëz të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. ? Right point, më tha Bush. ? Ke të drejtë, është çështje e drejtë. Mënyra se si e parashtrova me vërtetësi çështja u pranua nga presidenti Bush.

Pas kësaj ai luajti një rol kapital në bllokimin e këtij plani, pasi në dhjetor ai i dërgoi një ultimatum Milosheviçit me një të dërguar special, ku ia qartësoi që në rast se ti zbret ushtritë në Kosovë (sepse korparmatën e kishte në Nish dhe ishte bërë gati të zbriste), ti do të përballesh me bombardimin me të gjitha llojet e armëve amerikane, përveç atyre të shkatërrimit në masë, përveç armëve nukleare. Në të vërtetë Milosheviçi nuk e lëvizi ushtrinë?,- u shpreh Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga