LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Dokumentohen 12 vjedhje banesash/ Arrestohet “tmerri” i banorëve, në kërkim një tjetër

1 Dhjetor 2018, 12:06, Aktualitet CNA
Video-Dokumentohen 12 vjedhje banesash/ Arrestohet “tmerri” i

Në kuadër të operacionit të koduar “Alfa”, policia e Shijakut ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi si dhe një tjetër shpallur në kërkim, për vjedhje.

Mësohet se dy personat në fjalë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes me thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut dhe gjithashtu kanë kanosur me armë një shtetas të mitur.

Policia ka arritur të dokumentojë 12 raste vjedhje banesash, si dhe është sekuestruar një automjet, vlera monetare si dhe mjetet e kryerjes së veprimtarisë kriminale si: doreza, kaçavida dhe pinca.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi F. Sh, 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale” Vjedhja e kryer në bashkëpunim ” dhe” Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”.

Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.

Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.

Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

? një automjet tip Alfa -Romeo;
? vlera monetare në Euro dhe Lekë;
? mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.

Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera
” Vjedhje me dhunë “të kryera në rrethe të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga