LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokon Kryemadhi/ Flet për sëmundje të rënda, si kolera dhe murtaja

1 Dhjetor 2018, 10:30, Aktualitet CNA
Shokon Kryemadhi/ Flet për sëmundje të rënda, si kolera dhe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me të rinj të kësaj lëvizje politike, ka deklaruar se sot ka dy ?sëmundje? të rënda i kanë rënë Shqipërisë.

Sipas Kryemadhit, ashtu si kolera dhe murtaja ishin në mesjetë, sot është mungesa e shpresës dhe besimit, sëmundjet e rënda që i kanë rënë Shqipërisë.

?Sot në Shqipëri kanë rënë dy sëmundje të rënda. Ashtu si kolera dhe murtaja në mesjetë, sot Shqipëria është prekur nga sëmundje të rënda, siç është mungesa e besimit dhe kurajos?.-tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se nëse sot ne nuk kemi të rinj dhe të reja që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, ne nuk do të kemi shtet që krijon institucione.

?nëse sot ne nuk kemi të rinj dhe të reja që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, ne nuk do të kemi shtet që krijon institucione. Nëse të rinjtë duan të ikin, nuk do të kemi më lidera që duan ta ndërtojnë këtë vend në rrugën e duhur. Faj kemi edhe ne politikanët e vjetër, se duhet ta kishim ngritur zërin më parëm por më mirë vonë se kurrë?-deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga