Aktualitet
Në PD-në e Shkodrës ndodh çudia/ Namiku mund Ramizin

Pas farsës zgjedhore që PD ka zhvilluar në disa degë të saj në rrethe, sot janë mbyllur zgjedhjet edhe për kreun e degës së PD në Shkodër.
Lulzim Basha për të mbrojtur Ramiz Çobajn, ndërkohë që kishte disa kandidatë me potenciale të mëdha politike, i vuri përballë një “Namik”, ashtu si kundër në vitet ’90 Ramiz Alia gjeti Namik Doklen, si rival për president Republike.
Megjithëse nga dega e PD-së në Shkodër ishin shumë emra, mes tyre potenciale të vlefshme për PD-në, ata janë hequr dhe Ramiz Çobajt i është lënë gara e hapur për t’i vënë një rival që ai mund ta mundëte lehtësisht. Kandidati përballë Ramiz Çobajt është vënë Xhevdet Amuli.
Por mesa duket Bashës i ka dalë situata jashtë kontrollit dhe në Shkodër ka ndodhur çudia. Të gjithë faktorët politikë të degës janë bërë kundër tij.
Çdo kandidat që ka qënë në garë dhe i është hequr emri padrejtësisht, por edhe faktorë të tjerë brenda strukturave, duke parë qëndrimin e Lulzim Bashës dhe duke ju ardhur në majë të hundës me Ramiz Çobajn, të cilin e njihnin se kush ishte në të vërtetë, kanë shkuar sot në Kuvendin e degës dhe kanë votuar kundër tij. Dhe Xhevdet Amuli e ka mundur Ramiz Çobajn me 2 vota plus dhe tashmë është kryetar i degës së PD në Shkodër./ CNA.al
Ramizi i Lulit, oficeri i diktaturës në shërbim të Ramiz Alisë