LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë George  H.W Bush/ Ish-kryeministri: Vendosi “vijën e kuqe” në krah të Kosovës

1 Dhjetor 2018, 11:51, Aktualitet CNA
Ndërron jetë George  H.W Bush/ Ish-kryeministri: Vendosi

Ish-kryeministri momentalisht ministër i Diasporës, Pandeli Majko,  ka publikuar një mesazh për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit amerikan George H.W Bush në moshën 94-vjeçare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Disasporës shkruan se ai ishte Presidenti që vendosi vijën e kuqe në krah të Kosovës, duke shprehur ngushëllime për humbjen e tij.

?Ndërroi jetë përfaqësuesi i një familjeje të veçantë amerikane që ndihmoi shqiptarët. Xhorxh Bush ishte Presidenti amerikan që vendosi ?vijën e kuqe? në krah të Kosovës. Atë që nisi ai, e përfundoi i biri i tij. Ngushëllime dhe mirënjohje.?, shkruan Majko.

George Bush , siç ishte i njohur si presidenti i 41-të i SHBA-ve midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e Ronald Reagan.

Megjithë  vlerësimet dhe popullaritetin e tij , ai u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme dhe u mund nga Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992.

Bush ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore përpara se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan./CNA.al

Lajmet e fundit nga