LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maqedonas apo korçar? Adelina Tahiri i befason të gjithë, tregon origjinën e bashkëshortit

1 Dhjetor 2018, 21:41, Aktualitet CNA
Maqedonas apo korçar? Adelina Tahiri i befason të gjithë,

Martesa këngëtares Adelina Tahiri me avokatin maqedonas Serjoza Markovi u përfol gjatë në rrjetet sociale për shkak se ai ishte i huaj, por sot këngëtarja e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? rrëfeu origjinën e vërtetë të bashkëshortit të saj.

Gjatë intervistës ajo tha se stërgjyshja e Markovit është nga Korça.

Ermal Mamaqi: Ç?ne ti? Të gjithë mund të martoheshin, por që Adelina Tahiri të martohej me një maqedonas kjo nuk do të ndodhte. Si ka mundësi?

Ermal Mamaqi: E vërteta është që ti gjyshërit i ke shqiptarë të dy?

Adelina Tahiri: Jo, nga ana e babait i kam shqiptarë. Por kohë më parë ka qenë mburrje kur dikush martohej me një të huaj të një kombi tjetër dhe një feje tjetër sepse e ka shqiptarizuar. Ndërsa sot është bërë një kohë ndryshe. Ngaqë unë kam marrë një burrë maqedonas dhe me një fe tjetër, nuk do të thotë se kam ndërruar fenë time apo kombin tim. Unë kam lindur dhe do të vdes shqiptare dhe sigurisht myslimane. Nuk ka asgjë tragjike. Burri im stërgjyshen e ka korçare.

Ermal Mamaqi: Pra ti qenke martuar me një korçar. A di të bëj ai lakror?

Adelina Tahiri: Jo, e bëj unë për të.

20:57 Aktualitet

URIME XHODË

Ka nje vershim komentesh, urimesh, vleresimesh e zhvleresime...

Lajmet e fundit nga