LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letër nënës sime,më fajësoi kur më përdhunuan

1 Dhjetor 2018, 22:00, Aktualitet CNA
Letër nënës sime,më fajësoi kur më përdhunuan

Më  pyete pse piva, kur e dija se çfarë i ndodhte vajzave që dehen?

Pas mesnate, më në fund e gjeta guximin që të thoja se ish i dashuri më kishte përdhunuar. U ndjeva e çliruar,ndërsa ti thjesht më pe,më saktë më ngule sytë.

Kështu që të shpjegova se si ndodhi. Kur shkova ta vizitoja në universitet një natë mbaj mend që isha esëll,deri në momentin kur ai mori shishen. Mbaj mend detaje të çuditshme si përshembull ngjyra e mbulesës së tavolinës. Të shpjegova çdo gjë,mendova se do të më përqafoje,por jo thjesht qendrove aty. Të  tregova edhe si më rrahu gjatë seksit, por nuk reagove. U ndjeva më bosh se kurrë.

Më pas në kuzhinë më pyete: Pse pive, ti e di se çfarë i ndodh vajzave që pijnë? Kjo ishte e vetmja gjë, të cilën nuk e kisha menduar. Kishte akoma: ? Ti je një vajzë e zgjuar,pse je treguar debile??

Kjo ka ndodhur 5 vite më parë, ti vazhdon ta përmendësh duke thënë po të njëjtat gjëra. Njëherë madje the që asnjë nga vajzat e tua nuk mund të tregohej aq e pakujdesshme.Jam e inatosur, njeriu që duhej të më mbështeste më është kthyer kundër.

Pavarësisht kësaj jam krenare për veten, kam arritur ta kuptoj gjendjen si duhet dhe t?ja dal mbanë vetë.

Lajmet e fundit nga