LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto shenja, që lidhen me gjendrën tiroiden i kemi anashkaluar gjithmonë

1 Dhjetor 2018, 22:50, Aktualitet CNA
Këto shenja, që lidhen me gjendrën tiroiden i kemi anashkaluar

Tiroidja gjendet në pjesën e poshtme  të gojës dhe ka pak a shumë formën e një fluture.Edhe pse e vogël, është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin,temperaturën si dhe pulsin në trupin tonë. Në shumë raste njerëzit e kuptojnë që vuajnë nga tiroidja kur shfaqin simptoma shumë të dukshem të cilat i pengojnë rrjedhën normale të jetës. Më poshtë ju sjellim disa shenja të fshehura të tiroides të cilat i anashkalojmë.

Rënie e flokëve dhe tharje e lëkurës

Tharja e lëkurës mund të vijë edhe nga shkaqe të tjera,por nëse vuani nga tiroidja lëkura thahet sepse metabolizmi juaj ngadalësohet. Flokët nga ana tjetërd dobësohen dhe këputen, gjithsesi do të duhet të shqetësoheni,nëse filloni të humbni vetullat dhe qerpikët.

Shtim në peshë /Humbje peshe

Është e vërtetë, njeërzit mund të shtojnë në peshë për shumë arsye. Megjithatë nëse ushqehesh shëndetshëm dhe vazhdon të shtosh peshë,ka mundesi që të kesh probleme që lidhen me gjendrën tiroide. E njëjta gjë ndodh edhe kur humbni peshë. Nëse jeni duke u shqyer si duhet dhe humbni peshë pa e shpjeguar se si, mund të keni probleme me tiroiden.

Mungesë e dëshirës seksuale

Sipas të dhënave problemet e gjendrës tiroide janë të lidhura edhe me dëshirën sekuale. Nëse vuani nga tiroidja edhe dëshira juaj seksuale do të jetë e ulët. Kjo shenjë shoqërohet edhe nga simptomat e tjera që përmendëm më sipër, nëse keni të paktën një prej tyre duhet të shkoni të kontrolloheni tek mjeku./Cna.al

Lajmet e fundit nga