LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hatërmbetje?! Seven nxjerr sheshit problemet me Noizyn, ja postimi që u fshi menjëherë

1 Dhjetor 2018, 11:25, Lifestyle CNA
Hatërmbetje?! Seven nxjerr sheshit problemet me Noizyn, ja postimi që

Reperi Seven Saraqi duket se nuk i ka mirë punët me Noizy-n. Problemi qëndron tek një bashkëpunim mes tyre me titull ?Si me kon zezake?, publikuar me 29 korrik 2015. Sipas Seven, Noizy ka kërkuar që të hiqet nga ?Youtubi? kënga, e cila numëron rreth 5.8 milionë klikime. Reperi sqaron se ishte vetë këngëtari i ?Toto? që kishte shprehur dëshirën për të qënë pjesë e këngës, pasi e dinte se do të kishte shumë sukses.

?Noizy kërkon të tërheqë këngën ?Si me kon zezake? para 4 viteve. Nuk mund t?i bëj tagg se më ka bërë block. Këngën, shumë mirë e dimë që vetë ke dasht të hysh kur e kemi punuar me Dj A-Boom-in. E ke dit? që është hit dhe për ktë arsye hyrë në këngë si mysafir. Dua thjesht të di pse je kaq i mërzitur? Është ende dashuri, kjo është thjesht muzikë, mos hyr në ndjenjat e tua kiki.?- shkruan Seven, në postimin në ?Instagram? që e fshiu minuta më pas.

Ndërkohë që Noizy, ende nuk ka reaguar në lidhje me situatën.

Lajmet e fundit nga