LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gazetarët janë të kërcënuar në Shqipëri”/ UGSH reagon pas raportit të ‘Reporterëve pa Kufij’

1 Dhjetor 2018, 18:08, Aktualitet CNA
“Gazetarët janë të kërcënuar në

Pas publikimit të raportit vjetor të ?Reporterëve pa Kufij?, ku u konstatua se rregullat në mediat në Shqipëri janë të manipuluara për interesa të qeverisë dhe publikimi i rasteve më të bujshme të kërcënimeve të reporterëve si Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku, ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në një deklaratë për shtyp, Unioni Gazetarëve Shqiptarë mbështet konstatimet e ?Reporterëve pa kufij? dhe ndan vlerësimin e përbashkët se gazetarët aktualisht janë të ekspozuar ndaj klimës së fyerjeve, që burojnë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm të jetës publike.

Më tej në raportin e ?Reporterëve pa kufij?, UGSH konstaton se gazetaria profesionale është një e mirë publike, por momentalisht sapo vjen dhe po bëhet më e rrallë në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Tiranë më 1.12.2018

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerëson raportin vjetor të organizatës partnere në Botë, ?Reporterët pa kufij? për vitin 2018, si dhe në mënyrë të veçantë mbështet konstatimet se standartet rregullatore në median e vendit janë të manipuluara në interes të qeverisë, se pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj dhe për këto arsye vetëçensura është përhapur dhe se shumica e komunitetit të gazetarëve profesionistë nuk kanë besim në të ardhmen profesionale dhe në ndryshimin e kësaj gjendjeje.

Në raportin vjetor për lirinë e medias në botë, të organizatës ndërkombëtare ?Reporterë pa kufij?, duke iu referuar Shqipërisë nënvizohen rastet më të bujshme të kërcënimeve të reporterëve në vend gjatë kësaj periudhe, më konkretisht rastin e goditjes mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, rastin e kërcënimit për kolegun Basir Çollaku si dhe për përndjekjen, për shkak të raportimit investigativ, të gazetares Alida Tota.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ndan vlerësimin e përbashkët me raportin, se gazetarët aktualisht janë të ekspozuar ndaj klimës së fyerjeve të cilat burojnë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm të jetës publike dhe formave të shprehjes. Në këtë përballje me gazetarët fatkeqësisht është vendosur edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili përsëritshëm i cilëson mediat dhe gazetarët ?kazan?, ?helmues? dhe ?armiq publik?.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në analizën që i bën raportit të ?Reporterëve pa kufij?, konstaton se gazetaria profesionale është një e mirë publike, por momentalisht sapo vjen dhe po bëhet më e rrallë në vendet e rajonit tonë dhe sidomos në Shqipëri.

UGSH shton se situata sociale dhe vështirësitë ekonomike për gazetarët e thjeshtë edhe gjatë këtij viti kanë njohur përkeqësim dhe se institucionet ligjzbatuese kanë dëshmuar pafuqi vepruese dhe informaliteti vazhdon të jetë në kuotat më të larta në krahasim me vendet e rajonit tonë.

Për këtë gjendje UGSH vlerëson se nevoitet aksion dhe veprim i menjëhershëm për të rregulluar dhe ndryshuar këtë realitet krize. Duke mbështetur konkluzionet e samitit ?Në ditët e medias në Ballkanin Perëndimor?, që u zhvillua në 17-18 shtator të këtij viti në Shkup , ku ishin të pranishëm edhe drejtues të UGSH-së, organizata jonë këmbëngul se duhen thyer kornizat tradicionale dhe të merren parasysh qasjet e reja për planifikime dhe përkrahje reformuese të mediave dhe gazetarëve të pavarur në këtë vend.

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë /CNA.al

Lajmet e fundit nga