LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja për çështjen “Tahiri”/ Mali i Zi i sjell informacion Krimeve të Rënda

1 Dhjetor 2018, 12:13, Aktualitet CNA
Detaje të reja për çështjen “Tahiri”/ Mali i

Autoritetet malazeze i kanë kthyer përgjigje prokurorisë së krimeve të rënda lidhur me informacionet e kërkuara për lëvizjet e ish-ministrit Saimir Tahiri në Mal të Zi.

Burime pranë organit të akuzës bënë me dje për Vizion Plus se autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi kanë konfirmuar edhe një herë se Saimir Tahiri së bashku me familjen e tij ka udhëtuar me makinë nga pika e Muriqanit verën e vitit të shkuar në drejtim të Malit të Zi, fakt ky i pranuar edhe më herët nga vetëm ish ministri i brendshëm.

Mësohet se në përgjigjen e mbërritur, janë shënuar me detaje orari i nisjes së jahtit si dhe emrat e personave që shoqëronin Tahirin në udhëtim. Emrat e përmendur në shkresë do të merren në pyetje nga grupi hetimor.

Prokurorët shqiptarë kanë dyshime se udhëtimi i Tahirit nga Mali i Zi drejt Italisë ka të bëjë me aktivitetin e grupit të vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge. Hetimet ndaj Tahirit nisën një vit më parë. Ai akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Habilaj për të kryer trafik droge.

Një muaj më parë, vetë Tahiri njoftoi se autoritetet italiane i pushuan atij cështjen, pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin në trafik droge. Ndërsa afati i mbylljen së hetimeve në vendin tonë, përfundon në Janar të 2019.

Lajmet e fundit nga