LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Raporti i “Helsinkit” dhe vërtetësia e procesit të vettingut

30 Nëntor 2018, 15:19, Aktualitet CNA
Reforma në Drejtësi/ Raporti i “Helsinkit” dhe

Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj e ftuar në emisionin ?Top Talk? të Denis Dyrnjasë, në Top Channel ka folur për raportin e përpiluar nga KSHH dhe Instituti i Studimeve Politike, për Reformën në Drejtësi.

Si rezultat i raportit ka rezultuar se vettingu për prokurorët dhe gjyqtarët ka probleme të dukshme me standardet e skualifikimit, kjo sepse kriteret si: pasuria e justifikuar, integriteti personal dhe aftësitë profesionale, nuk po zbatohen njëlloj për të gjithë subjektet e rivlerësimit.

?Si një proces që ka 7-8 muaj që ka filluar, sepse vendimmarrja e parë e organeve të vettingut daton që nga muaji shkurt merr një notë pozitive. Sa i përket vërtetësisë nuk mund të themi nëse cënohet apo jo, sepse është një proces që kalon disa instanca. Një pjesë e vendimeve janë kundërshtuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Megjithatë, në tërësi nota pozitive që ne i japim këtij procesi nuk e ka cënuar vërtetësinë e tij, pasi kemi parë gjyqtarë e prokurorë me pasuri tepër të pajustifikuara dhe tepër të pakonceptueshme për standardin e jetesës me të cilin përballen shumë shtresa në nevojë, në vendin tonë?, tha zonja Skëndaj.

Lajmet e fundit nga