LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ramizi i Lulit, oficeri i diktaturës në shërbim të Ramiz Alisë

30 Nëntor 2018, 20:46, Aktualitet CNA
Ramizi i Lulit, oficeri i diktaturës në shërbim të Ramiz

CNA.al raportoi pak më parë se kryetari aktual i PD ne degën e Shkodrës, Ramiz Çobaj kishte gjetur Namikun e tij, çka ja bëri më të lehtë procesin zgjedhor.

Një dokumenti sekret, që CNA.al publikoi shihej se Çobaj ka qenë oficer drejtimi në Shkodër në atë kohë, në mbështetje të zgjedhjeve kur kandidonte Ramiz Alia, diktatori i fundit ishte kandidat per deputet në këtë qark.

Dokumenti i publikuar mban firmën e zotit Ramiz Çobaj ku ai raporton për situatën.

Ndërkohë CNA.al pas një kërkimi të shpejtë në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ka gjetur CV-në e Çobajt. (Lexo CV)

Atje thuhet se Çobaj nga viti ?90-?92 ka qenë inspektor i Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Në fakt po ta shohim dokumentin e publikuar, i cili mban datën 28.3.1991 thuhet se Çobaj është drejtues dhe jo një inspektor i thjeshtë i krimit ekonomik dhe financiar, sikurse e ka shkruar në CV.

Çobaj është një njeri që i ka shërbyer sistemit të Ramiz Alisë dhe siç shihet në dokument ka raportuar për zgjedhjet e Ramiz Alisë në Shkodër.

Pra lehtësisht tregohet nga dokumenti se përtej emërimit që pretendon se ka qenë një inspektor i Krimit Ekonomik dhe Financiar, aktiviteti i Ramiz Çobajt është mjaft i dyshimtë dhe këtë gjë e vërteton dokumenti i mëposhtëm.

Ky është personi që ka drejtuar për 4 vite PD-në në Shkodër, ish-deputet dhe do ta drejtojë për 4 vite të tjera me bekimin e Lulit./ CNA.al

 

Zgjedhjet e Lulit/ Ramizi gjen Namikun e tij në Shkodër

Lajmet e fundit nga