LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen ministrat e Ballkanit Perëndimor/ Bushati i del në krah Kosovës

30 Nëntor 2018, 14:30, Aktualitet CNA
Përplasen ministrat e Ballkanit Perëndimor/ Bushati i del në krah

Punimet e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar sot në Budva kanë qenë mjaft të tensionuara.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar një ndryshim të vogël në deklaratën e përbashkët të ministrave të WB6.

Por ky propozim nuk është mirëpritur nga ministri i Jashtëm i Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak dhe nga përfaqësuesi serb në takim.

Meësohet se kërkesa e Pacollit për respektim të ndërsjelltë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes CEFTA është mbështetur nga homologu shqiptar, Ditmir Bushati, i cili ka kërkuar një vendimmarrje politike për kërkesën e Pacollit, duke bërë thirrje për kompromis.

Debati ka vijuar dhe më tej, teksa ministri i Jashtëm shqiptar ka theksuar se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare, por kjo nuk i shërben kompromisit.

?Nëse për Serbinë e Bosnjën përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, atëherë Shqipëria qëndron në krahë të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër?-ka thënë Bushati.

Takimi i Budvës së WEB6 i përfundoi punimet duke dalë me një tekst të përbashkët, tekst për të cilin nga pala shqiptare u insistua që të miratohej me konsensus pas kundërshtimit të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës për të pranuar ndryshimet e propozuara nga Kosova./CNA.al

Lajmet e fundit nga