LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD plas “bombën”/ Thellohet skandali tek Unaza e re

30 Nëntor 2018, 13:25, Aktualitet CNA
PD plas “bombën”/ Thellohet skandali tek Unaza e re

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë, në lidhje me projektin e ndërtimit të Unazës së re.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat sot ka zbuluar të tjera detaje, ndërsa theksoi se kompania e cila po shemb banesat tek Unaza e re bashkë me IKMT, në fakt është nën sekuestro nga përmbarimi.

?Edi Rama ka thelluar edhe më shumë paligjshmërinë me Unazën e Re, kur ka vendosur të nisë shembjen e disa godinave tek rrethrrotullimi i Shqiponjës, duke përdorur një kompani që është nën sekuestro nga përmbarimi.  Historia e sekuestros për kompaninë Biba X, që ka marrë tenderin korruptiv të Unazës së Re, bashkë me një kompani fantazëm, pa pronarë të identifikuar, është përsëritur.  Për ironi, kompania që, bashkë me Inspektoriatin e Ndërtimit, shemb godina tek sheshi ?Shqiponja?, është nën sekuestro nga vetë IKMT-ja.?-tha Zhupa.

Më tej, zëdhënësja e PD publikoi edhe një dokument, i cili mban datën 14 nëntor dhe  sipas saj tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm  të gjitha asetet e kompanisë Biba X.

?Dokumenti që po publikojmë sot mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm  të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në  kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj.
Situata është sa absurde, aq edhe jo ligjore.
Një kompani që ka çdo pasuri nën sekuestro dhe pasuritë e saj mund të dalin në ankand, nuk mund të kryejë punë publike.?-deklaroi Ina Zhupa.

Gjithashtu ajo tha se në vend që të përfitojë 18 milionë euro nga buxheti I shtetit, kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit, në këtë rast Inspektoriatit të Ndërtimit, me të cilin po prish godinat.

?Kompania Biba X ishte nën sekuestro edhe në kohën e pjesëmarrjes në tenderin korruptiv dhe të paracaktuar për ndërtimin e 2.2 kilometrave të Unazës së Re.

Partia Demokratike ka sjellë fakte se i gjithë Projekti i Unazës së Re është i paligjshëm, korruptiv dhe në shkelje të plotë të vendimit të qeverisë për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve.

Projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibiliteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.

Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!?-përfundoi deklaratën zëdhënësja e PD, Ina Zhupa./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga