LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I katërti i vërteti: Alex Rodriguez po bëhet gati që t’i propozojë për martesë Jennifer Lopez?!

30 Nëntor 2018, 22:00, Aktualitet CNA
I katërti i vërteti: Alex Rodriguez po bëhet gati që

Ajo ka qenë e martuar tre herë, por Jennifer Lopez thjesht refuzon të besojë se i dashuri Alex Rodriguez po përgatitet që t?i propozojë.

E ftuar të enjten në emisionin e Ellen, diva e muzikës këmbënguli se i dashuri nuk ka në plan t?i propozojë për martesë:

?Ai nuk e tha këtë, nuk tha?.

Kur moderatorja e pyeti sërish a ishte e sigurt të shkonte drejt altarit për herë të katërt, ajo u përgjigj: ?Nuk e di?.

?Ne jemi të lumtur, kemi qenë bashkë për disa vite, është mirë kështu?.

Më pas moderatorja këmbënguli se Alex i referohej një propozimi, kur deklaroi se do t?i bënte diçka romantike, por të jo të kushtueshme partneres së tij për Krishtlindje.

?Mos tha që nuk kushton shumë?! Kjo nuk do të funksionojë! Kot nuk punojmë jashtë orarit për këto. Me romantiken jam dakord?, shtoi ajo duke buzëqeshur.

Alex dhe Jennifer janë bashkë që nga shkurti i vitit 2017. Ajo ka qenë e martuar me kamarierin Ojani Noa nga viti 1997 deri në vitin 1998, me balerinin Chris Judd nga viti 2001 deri në vitin 2003 dhe me këngëtarin Marc Anthony nga viti 2004 deri në 2014, me të cilin ajo ka binjakët e saj 10-vjeçarë Max dhe Emme.

Ajo gjithashtu ka qenë e lidhur edhe me  Sean Puffy Combs si dhe e fejuar me Ben Affleck.

Lajmet e fundit nga