LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 I heqin nga trupi cistin 26 kilogramësh, mjekët dyshonin për shtatzëni

30 Nëntor 2018, 16:20, Aktualitet CNA
 I heqin nga trupi cistin 26 kilogramësh, mjekët dyshonin

Një grua ka rrëfyer se si një cist ovarian  prej 26 kilogramësh iu hoq nga trupi,  duke hedhur  kështu poshtë pretendimet e mjekëve për një shtatzëni të mundshme.

Keely Favell, humbi rreth 1/3 e peshës së saj trupore pas heqjes së cistit. Ajo filloi të shtonte peshë në vitin 2014,por vetëm dy vite më pas shkoi tek mjeku pasi humbi ndjenjat në punë.

Pavarësisht analizave të ndryshme,mjekët dolën në përfundimin se ajo ishte shtatzënë.

?Duke më parë mua, të gjithë do të dyshonin se isha në muajin e nëntë të shtatzënisë,kështu që më dërguan të bëj një eko,? tha 28-vjeçarja.

?Pas ekos përfundova në një operacion urgjent, pasi u pa masa që ishte duke u rritur në vezoret e mia. Operacioni ishte pak a shumë si një cesarian i stilit të vjetër,? shtoi ajo.

Ajo tha për BBC se cisti kishte filluar të rritej ngadalë fillimisht dhe nuk mendonte se kishte diçka që nuk shkonte, madje kishte pranuar dhe idenë e shtatzënisë,duke qenë se kishte njerëz, të cilët e kishin pyetur se kur do të lindte fëmija./cna.al

 

Lajmet e fundit nga