Connect with Us

Fshehën kokainën në pemën e krishlindjeve/ Në pranga dy shqiptarë në Itali

Aktualitet

Fshehën kokainën në pemën e krishlindjeve/ Në pranga dy shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ U kapën me hashash dhe kokainë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi merreshin me trafikun e lëndëve narkotike.

Mediat shqiptare raportojnë se dy shqiptarët janë arrestuar gjatë ditës së sotme.

Dy shqiptarët e arrestuar kishin fshehur mes pemës së krishtlindjeve 9 kilogramë kokainë, 4 pushkë gjysmë automatike si dhe 4 automatikë të njohur si “Skorpion”.

Gjithashtu mësohet se armët dhe droga u gjetën brenda një kamioni, i cili ishte nisur nga Holanda dhe kishte si dentinacion Shqipërinë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari “godet” Bashën/ E ka kthyer partinë në sh.p.k. që drejtohet nga familjarë

Publikuar

-

Nga

“Mos më jep mend mua”/ Rudina Hajdari përplaset me Baton Haxhiun

Deputetja Rudina Hajdari është pyetur mbrëmjen e sotme nga analisti Agron Gjekmarkaj se përse nuk lidh aleancë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Hajdari tha se nuk lidh aleancë me partitë e kthyera në sh.p.k. që drejtohen nga familjarë dhe që duan vetëm të vjedhin.

Këto janë kthyer në sh.p.k. Drejtohen nga familjarë. Ka parti në formë sh.p.k-je që vetëm duan të vjedhin”, u shpreh ajo në emisionin “Open”.

Hajdari theksoi më tej se nuk do të bashkëpunojë as me të majtën dhe as me të djathtën.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet kokainë me vlerë 1 mln euro/ Arrestohen 5 shqiptarë në Gjermani, mes tyre edhe një femër

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë me makinë/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar

As e majta as e djathta nuk ekziston më. I kanë ndryshuar metodologjitë sa herë kanë dashur, janë kthyer në dy banda që luftojnë me njëra tjetrën që nuk bëjnë kompromis me qytetarët, partitë kërkojnë një lloj rrotacioni. ata janë forca më e madhe në Shqipëri. Në momentin që iu bashkova PD kam parë sjellje të pahijshme në momentin  që dogji mandatet, unë kam vendosur për të përfaqësuar demokratët pasi ne po mundohemi të krijojmë diçka ndryshe”, nënvizoi deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli me parti të re/ Bushati: PD po të donte le ta mbante, akuzat ndaj saj të tepërta

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme akuzat e drejtuara nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila po krijon një parti të re.

Bushati tha se Topalli ka qenë gjithmonë kundër kryeministrit Edi Rama dhe i cilësoi absurd akuzat se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Përsa i përket deklaratave se ish-kryeparlamentarja po i merr votat Lulzim Bashës, analisti deklaroi në emisionin “Open” se vetë Basha e ka lejuar këtë gjë.

Të vish e të thuash që Jozefina Topalli po bashkëpunon me Ramën kjo më duket shumë.

Këta që thonë Jozefina Topalli po i merr votat PD-së, PD po të donte le ta mbante brenda”, theksoi Andi Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Nanon më ndante plumbi

Publikuar

-

Nga

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Fatos Nanon më ndante plumbi

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa foli për vrasjen e ish-dhjetoristit Azem Hajdari.

Murrizi tha se ka dashur të vrasë ish-presidentin Rexhep Mejdani, ndërsa me ish-kryeministrin Fatos Nano e ndante vetëm plumbi.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se disa eksponentë të PD-së e kishin gënjyer duke i thënë se Fatos Nano, Fatos Klosi dhe Rexhep Mejdani kishin gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.

Deklarata:

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin. Hë ç’a më shikoni kështu. Po re po kam dashur ta vras me tër mend. Se të gjithë e shihnin si vrasësin e Azem Hajdarit. Me Fatos Nanon na ndante lumbi. Hipokritët e politikës kanë akuzuar me pa të drejtë personat e pafajshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë me makinë/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Shkodër/ Prodhonte dhe shiste kokainë, arrestohet 30-vjeçari

Vasili: Kemi temë tjetër.

Murrizi: Lëre çfarë teme ke ti, shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Këta birbo kanë vite që mashtrojnë. Më kanë thënë që Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Këta yzmeqarë nuk i marr as për të pastruar halet unë.

LEXO TE PLOTE