LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festa e Nëntorit/ Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci organizon pritje

30 Nëntor 2018, 15:45, Aktualitet CNA
Festa e Nëntorit/ Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë, shtroi një pritje në Hotel Sheraton në Zagreb.

Në këtë darkë morën pjesë ish-Presidenti kroat Stipe Mesic, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, Sekretarë Shteti, Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, deputetë kroatë e shqiptarë, ambasadorë, diplomat, gjeneralë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Kroaci, përfaqësues të biznesit dhe universiteteve kroate, drejtues të shoqatave shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend, miq të ambasadës e të ftuar të tjerë.

Himni shqiptar u interpretua nga këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani, ndërsa ai  kroat nga tenori i vendas Ronald Braus.

Në fjalën përshëndetëse Ambasadori Poda theksoi marrëdhëniet tradicionale që ekzistojnë mes dy popujve dhe dy vendeve tona dhe veçantinë e këtyre marrëdhënieve. Në Kroaci jeton një komunitet i madh shqiptar nga Kosova, i cili është tepër aktiv në jetën ekonomike, politike e sociale në vend. Shqiptarët kanë deputeten e tyre në parlamentin kroat, e cila mori pjesë në pritje.

Ambasadori Poda theksoi rolin kanë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kroaci në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mundësitë e gjera për të kontribuar dhe investuar në Shqipëri.

Pritja u shoqërua me muzikë, këngë e valle shqiptare të performuara nga këngëtarja Nallbani dhe Grupi ?Sazet e Përmetit? që kishin ardhur posaçërisht nga Tirana. Gjatë pritjes u servirën edhe ushqime tradicionale dhe verë shqiptare.

Lajmet e fundit nga