LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bushati në Komunat Plavë dhe Guci/ Uron nga afër shqiptarët për festat e nëntorit  

30 Nëntor 2018, 10:31, Aktualitet CNA
Bushati në Komunat Plavë dhe Guci/ Uron nga afër shqiptarët

Me rastin e festave të nëntorit Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë në Komunat Plavë e Guci në Malin e Zi.

Gjatë takimit me Kryetarin e Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktarevic, Ministri Bushati u ndal tek situata shqiptarëve në këtë Komunë dhe tek përfaqësimi i tyre në institucionet drejtuese dhe arsimore të vendit. Ndër çështjet e tjera u diskutua edhe mbi bashkëpunimin ndërkufitar, bashkëpunim ky i një rëndësie primare për zhvillimin e komuniteteve në të dy anët e kufirit. Në funksion të rritjes së këtij bashkëpunimi shumë të rëndësishëm Ministri Bushati shoqërohej në këtë vizitë edhe nga Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Me dy Kryetarët e Bashkive u vendosën piketat e bashkëpunimit ndërkufitar përmes fondeve të BE-së në infrastrukturë, turizëm dhe mjedis.

Gjatë qëndrimit në Plavë dhe Guci, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu edhe një takim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, me të cilët u evidentuan disa nga problemet me të cilat përballen shqiptarët në Mal të Zi, duke nisur që nga ligji zgjedhor, problemet me arsimimin, punësimin e tyre, deri tek problemet ekonomike, pronat dhe infrastruktura.

Kreu i diplomacisë shqiptare i siguroi ata për mbështetjen e Tiranës zyrtare si nxitëse dhe garantuese kryesore e të drejtave të tyre në Malin e Zi. Shqipëria mbetet e angazhuar të nxisë në nivel ndërshtetëror marrëdhëniet dhe lidhjet ekonomike, infrastrukturore me Malin e Zi, me përfitim të drejtpërdrejtë për rajonet e banuara nga shqiptarët.

Për Plavën dhe Gucinë, por edhe për te gjithë komunitetin shqiptar në Mal të Zi, nevojitet një koordinim më i mirë Shqipëri-Kosovë në këtë zonë për shkak të marrëdhënieve të shumëllojshme në të dy anët e kufirit.

Me rastin e inaugurimit të zyrës së re të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ministri Bushati dhuroi në një pikturë të Heroit Kombëtar Skënderbeut.

Lajmet e fundit nga