LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmante, 80 të zhdukur në Vlorë/ Vendi në emergjencë kombëtare

30 Nëntor 2018, 12:29, Aktualitet CNA
Alarmante, 80 të zhdukur në Vlorë/ Vendi në emergjencë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një dalje për media ka bërë bilancin e të vrarëve dhe të zhdukurve në vend nga përfshirja me bandat  e drogës. Salianji  tha se të paktën 80 persona rezultojnë të zhdukur.

Salianji theksoi se vendi është në emergjencë kombëtare, dhe sipas tij prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi nëpërmjet vetingut të politikanëve, duke nisur që nga kreu i qeverisë.

?80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre. Dëshmitê e familjarëve për emisionin Top Story, faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve. Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit?, u shpreh ai.

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se tani e vërteta nuk mund të mbulohet më!

?Tani e vërteta nuk mund të mbulohet më. Emisioni Top Story zbuloi shifrat dhe dëshmitë tronditëse për të zhdukurit e trafikut të drogës në Vlorë. Prokuroria pohoi zyrtarisht numrin 80 të të zhdukurve në 3 vjet. 80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre.

Dëshmitê e familjarëve për emisionin Top Story, faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve.

Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit.?-deklaroi Salianji./CNA.al

Lajmet e fundit nga