LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Një i vdekur, një i plagosur  

30 Nëntor 2018, 12:21, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ Një i vdekur, një i plagosur  

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e nje tjetri ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Belsh-Peqin.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pekisht, ku një kamion është përpalsur me një mjet tip ?Ford?.

Shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip ?Ford? me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit ?Ford?, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti ?Ford?, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Lajmet e fundit nga