LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është e gabuar të  kërkosh hua nga partneri ?

30 Nëntor 2018, 16:50, Aktualitet CNA
A është e gabuar të  kërkosh hua nga partneri ?

Zakonisht është e sikletshme të flasësh për çështje financiare, sidomos kur bëhet fjalë të kërkosh hua nga partneri.

Sigurisht çdo lidhje dhe çdo situatë është e ndryshme dhe nuk ekziston një përgjigje në lidhje me se a duhet ti kërkosh partnerit hua.

Në vijim ju sjellim opinionet e disa personave në lidhje me çështjen.

Mendoj se të kërkosh hua nga partneri mund të jetë një veprim i rrezikshëm.Dikur kam pasur një partner, i cili kishte probleme financiare,ai më bëntë  të ndjehesha fajtore për faktin që familja ime më mbështeste financiarisht. Ndjehesha shumë në siklet kur vinte puna tek situatat tona financiare,kështu që unë paguaja për gjithëçka. Në rast se i thoja që të fillonte një punë, më thonte që nuk duhet të ishte problem për mua t?i paguaja, duke qenë se paratë nuk i paguaja unë por prindërit e mi. Lauren,24

Mendoj se të marrësh hua nga partneri mund të jetë  tregues i besimit nga të dyja palët.

Kur kam qenë në universitet nuk kisha para. Kështu që më duhej ti merrja borxh 50 dollarë të dashurit, që të mund të haja.Sigurisht që paratë ja ktheja brenda muajit, kjo situatë na afroi më shumë si dhe e rriti besimin mes nesh. Sophie 24

 I kam dhënë hua partnereve dhe nuk do ta bëj më kurrë

Kisha një të dashur me të cilën jetoja, ajo pati një problem shëndetësor, kështu që u ofrova ti paguaja kostot e jetesës madje dhe qeranë.Situata vazhdoi edhe kur ajo filloi të fitonte para, nuk dëshiroja të isha bashkë me të, por duhet të qendroja për shkak të borxhit./cna.al

 

Lajmet e fundit nga