LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vonoi dekretimin e Helidon Bendos në krye të SHISH/ Meta zbulon arsyen

29 Nëntor 2018, 20:54, Aktualitet CNA
Vonoi dekretimin e Helidon Bendos në krye të SHISH/ Meta zbulon arsyen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar në esmionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në TV Klan ka folur për dekretimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, pas një viti, Helidon Bendo.

Meta ka thënë se mosdekretimi i Bendos, një vit më parë ndodhi për shkak se nuk i kishte pëlqyer mënyra se si ishte dorëhequr ish-kreu i SHISH-it, Visho Ajazi.

?Kam qenë i qartë. Nuk më ka pëlqyer mënyra se si është bërë dorëheqja e ish-kreut të SHISH. Kam pritur  se si do të performonte nëndrejtori që ishte propozuar. Me këtë drekretim shpresoj të përmbushë më shumë detyrat e tij ky institucion?,- u shpreh Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga