LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama uron 29 Nëntorin me një foto/ “Kryqëzohet” nga qytetarët, je më keq se Enver Hoxha

29 Nëntor 2018, 09:19, Aktualitet CNA
Rama uron 29 Nëntorin me një foto/ “Kryqëzohet” nga

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e parë për 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, ta bëjë përmes rrjeteve sociale.

Përmes një postim në faqen e tij, Rama uron shqiptarët për festën kombëtare, nëpërmjet një fotoje me pamje nga Varrezat e Dëshmorëve.

?MIRËMËNGJES dhe GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT?, shkruan Rama.


Por pas këtij postimi kanë reaguar qytetarët, të cilët kanë shpëthyer në kritika ndaj kreut të qeverisë.

Një qytetar shkruan se Rama është më keq se ish-diktatori Enver Hoxha. ?T kishe mu qliru dhe ti nje her e pergjithmone nga te menduarit diktatorial je me i keq se enver hoxha dhe hitleri por ama je nje frigacak je nje kriminel nje hajdut dhe nje tradhtar i kombit kush mendo ndrysh eshte Gomar?-shkruan qytetari.

Një tjetër më tej, ka përshkaruar kalvarin e stërmundimeve të popullit shqiptar, i cili vijon të emigrojë rrugëve të botës, ndërsa shkruan se ?Gezuar Festen z. Rama Ju dhe mbare Shqiptaret ne bote! Dite feste dhe duhet vec gezim por kur kujtoj sa qindra Shqiptare dje kur kaluam piken Kufitare Kapshtice mbetem mbi nje ore e gjysem mes shiut e te ftohtit, sinqerisht m’u duke vetja e perfumbur fix si ne zonen neutrale ku po prisja. Mbi dhjete autobuza me shtetasit tane qe levizen secili per arsyet e tij/saj, mbartnin mbi supe canta, valixhe, karroca, femije ne krah per te kaluar ne kontrollin e bagaxhit. Me pas prisnim po ne shi e te ftohte qe te kalonte autobuzi ne scaner!!! Nuk trajtohet personi si i mundshem “trafikant droge” se kush kalonte kontrollin e pashaportave, ashtu si lapidar mes sheshit per kete “veper penale” priste. Ka gra me femije ne krahe qe shkojne te bashkeshorti emigrant. Nena te thyera ne moshe qe mbartin ushqime te lira me thase se ne Evrope fasulja kushton sa nje unaze floriri. Ka vajza studente qe ngrene cantat me gatimet e Nenes se dashur qe rreptesisht nuk duhet te ngrene aq e pesha, djem duararte emigrante qe vijne si bleta me para e ushqime per familjen duke ngritur arka te tera, e sa e sa te tjera. Personalisht kam derguar e-mail ne anetarE te Kabinetit Tuaj per kete situate. Eshte e dhimbshme dhe shume minimizuese. Edhe ne aspektin ekonomik, emigranti eshte aq kontribues ne te ardhurat e shtetit per t’i ndertuar nje strehe me hekura (*shih dogana Greke) dhe per te vendosur ne lartesi 0 me token scaner per bagazh. Dhe po te mendojme qe pas kontrollit nga Policia Shqiptare ringreme cantat per kontroll nga Policia Greke, kuptohet sa lehte ky udhetim na kthen ne peshengrites portesh!. Po te shikoni vetem pamjet nga filmimi i kemerave te sigurise se larte ne kete pike doganore, nje gje eshte e sigurt…qe do qani!!! Shpresoj dhe besoj te Ju z. Rama se kjo ceshtje do kete te pakten permiresim imediat, ndoshta jo zgjidhje perfundimtare.Respekte!?.

Më tej një tjeëtr shkruan se është vetë i shtati në familje, dhe jeton në kushte ekstreme të varfërisë. ?Zoti.kryeminister.jam.nje.banor.i.fshatit.ostren.i.mall.bashkia.bulqiz.quhem.jeton.mjeshtri.jam.vete.i.shtati.ne.familje.pa.asni.te.ardhur.gruja.tani.sa.me.solli.ne.jete.nje.djal.tjeter.siq.e.ke.miratuar.per.shperlimet.pres.ndimen.tende.se.jam.ne.kushte.ekstereme?-shkruan qytetari.

Lajmet e fundit nga