Connect with Us

Ja si i thyejnë zemrat  shenjat e horoskopit

Aktualitet

Ja si i thyejnë zemrat  shenjat e horoskopit

Publikuar

-

Askush nuk dëshiron që t’i thyejë zemrën  një njeriu të dashur.Secili prej nesh e bën në një mënyrë të veçantë duke marrë parasysh edhe situatën,por shenja juaj e horoskopit mund ta parashikojë mirë, se si i thyeni zemrat.

Dashi

Tërhiqesh shumë shpejt nga personat, por e ke të vështirë të mbash raporte afatgjata. Thyen zemra duke bërë të tjerët të bien në dashuri me ty, ndërsa ti je gati t’i thuash mirupafshim pas disa javëve. Nuk do të jesh kurrë dashuria e madhe e dikujt,lodhesh shpejt dhe shkon në kërkim të diçkaje tjetër.

Demi

E ke të vështirë të hapesh me njerëzit. Kur vendos ta bësh e bën me ngadalë, kur personat fillojnë të të besojnë ti bëhesh i ftohtë dhe mbyllesh në vetvete, kështu i thyen zemrën.

Binjakët

I thyen zemrën partnerëve potencialë për shkak të mospërputhshmërisë. Paqendrueshmëria juaj bën që edhe lidhjet tuaja të preken. Një ditë je i dashur dhe pasionant, ditën tjetër sillesh ftohtë.

Gaforrja

I beson shumë familjes dhe miqve, nëse një prej tyre bën një koment negativ mbi njeriun me të cilin ke krijuar një raport do të mund ta  mbyllje marrdhënien menjëherë.

Luani

Fama juaj është ajo që i thyen zemrën partnerit tuaj. Do të jesh gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe mendon vetëm për dëshirat dhe nevojat e tua, duke injoruar dëshirat e partnerit.

LEXO EDHE:  Ku e kanë zemrën meshkujt sipas shenjës së horoskopit?

Virgjëresha

Jeni të pavendosur, i mendoni gjërat gjatë dhe kështu i thyeni zemrën partnerit. E ke të vështirë të marrësh vendime në lidhje me raportin tënd. Kjo të bën të distancuar dhe të ngadaltë,ndërsa partneri nuk mund të të presë më.

Peshorja

Njerëzit duan shumë të jenë rreth teje, kjo falë aftësive të tua sociale, por kërkon të dukesh në çdo bisedë, duke i lënë në hije të tjerët.

Akrepi

Të jesh i sinqertë është gjë e mirë, por ndonjëherë me sinqeritet i copton zemrën të tjerëve. Kur je i lodhur nga dikush të mungon ndjeshmëria dhe i thua fjalë ,të cilat mund ta lëndojnë.

Shigjetari

Je një person i fokusuar tek karriera. Vendos sigurinë ekonomike para çdo raporti . Kjo i thyen zemrën partnerit tënd, që do të ketë prioritet në jetën tënde.

Bricjapi

Je i programuar dhe vizionar, të pëlqen të ndjekësh një rutinë të  caktuar  me përpikmëri. Është e lehtë të thyesh zemra në këtë rast,jo të gjithë mund ta respektojnë rutinën tuaj.

Ujori

Zgjuarsia juaj thyen zemrën e partnerit,pasi e bën të ndjehet inferior. Kërkon gjithnjë stimul intelektual dhe nuk i duron dot bisedat boshe.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një sërë detajesh të reja lidhur me ngjarjen në Elbasan dhe autorin e atentatit Arbër Paplekaj.

Në një intervistë për ABC, Hoxha tha se autori ka qenë pjesë e sigurisë në ambasadën amerikane, por ishte larguar nga aty dhe më pas kishte shërbyer si truprojë i një biznesmeni.

Sipas gazetarit, Papkolaj është përfshirë në fushatën e PD në Elbasan dhe në mbrojtje të Gazmend Bardhit pasi dihet që në këtë qytet PS ka një mbështetje të madhe.

Sa i takon armës së krimit, Artan Hoxha tha se ishte me leje.

Kemi tre palë të dëmtuara, viktima, PD dhe policia e Shtetit.  Ai ka qenë në Afganistan si pjesë e Policisë.

Arbër Paplekaj është një nga policët më të mirë që ka pasur RENEA është me origjinë nga tropoja dhe baba i katër fëmijëve. Ka qenë dy herë efektiv i RENEAS, para se të shkëputej ka qenë për dy vjet pjesë e sigurisë, shoqërues i ambasadës amerikane.

Tre muaj më parë është larguar nga ambasada e SHBA dhe ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni. Më pas iu kërkua të ishte mbështetës i Bardhit. Bardhi nuk ka truproja nga garda. Në Elbasan qarkullonte fjala që ai do ishte ministër i Brendshëm i ardhshë. Janë marrë njerës të tillë sepse këta janë me armë me leje”, tha Artan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasja qe tronditi Elbasanin ditën e sotme.

Hoxha tha se një orë e pak para ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit qytetarë kanë njoftur se tre furgona të dyshimë po lëviznin në qytet.

Sipas tij, kjo që ndodhi sot është fatura e prerë nga klasa politike që duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

“Kjo pamje për mua është fatura që po e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe kjo faturë është prerë nga kjo klasë politike.

Kjo është masakra që i ka përgjakur zgjedhjet e 25 prillit.  Zoti ka dash që kemi vetëm 4 të plagosur.

Sot në orët e para të paraditës drejtoria e Elbasanit është njoftuar nga qytetarë, për tre furgona, që po lëviznin me njerëz që nuk flasin me dialektin e Elbasani dhe janë njerëz të armatosur. Nuk dihej nëse kishim të bënim me civilë, apo grup kriminal. Kjo ka ndodur një orë e disa më shumë para ngjarjes. Ky është njoftimi që i ka shkuar policisë. Është paralajmëruar”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO EDHE:  E keni gjuhën e çarë? Kujdes, këto shenja lidhen me një sëmundje serioze

LEXO EDHE:  E keni gjuhën e çarë? Kujdes, këto shenja lidhen me një sëmundje serioze

 

LEXO TE PLOTE