LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incident në Shkodër/ Veterani përplaset me Voltana Ademin

29 Nëntor 2018, 09:51, Aktualitet CNA
Incident në Shkodër/ Veterani përplaset me Voltana Ademin

Takimi i Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare  me rastin e 74 vjetorit të çlirimit të vendit në Shkodër  është shoqëruar me një incident paraditen e sotme.

Kreu i Partise Komuniste Gjon Bruçaj pas përfundimit të fjalës së prefektit të qarkut Shkodër, Çesk Millja është kapur me këtë të fundit

Bruçaj i ka kërkuar Milljas shpjegime se përse lejohet që kryetarja e bashkisë të qytetit të injorojë 29 nëntorin që  përkon me festën e Çlirimit duke e cilesuar si një ditë të zezë.

Prefekti Millja vazhdoi duke mos kthyer një përgjigje konkrete. Pak dite me parë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti 29 nëntorin 1944 si një pjese e errët e historisë ku u instalua regjimi komunist.

Lajmet e fundit nga