LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festa e Çlirimit/ Meta e Rama homazhe sëbashku

29 Nëntor 2018, 09:09, Aktualitet CNA
Festa e Çlirimit/ Meta e Rama homazhe sëbashku

Sot më 29 Nëntor festohet 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist. Për nder të këtij përvjetori në qytetin e Tiranës do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimeve padyshim ngelet Tirana.

Kjo ditë do të festohet ndryshe dhe nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi Forcat e Shtabit të Përgjithshëm kanë organizuar një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Mësohet se presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojnë homazhe në orën 10:00 në ?Varrezat e Dëshmorëve?, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do t?i zhvillojë ato në orën 10:30.

Ndërsa për veteranët është përcaktuar që t?i  zhvillojnë homazhet në orën 12:00./CNA.al

Lajmet e fundit nga