Aktualitet
Dj Sardi në lidhje me moderatoren e njohur

Ishte tetor kur mësuam se DJ i njohur shqiptar, Sardi i kishte dhënë fund lidhjes me balerinën e televizionit “Klan” Jora Hodo.
Në atë kohë u përfol për një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine, që kishte gjasa të kishte ndërhyrë në marrëdhënien mes tyre.
Zyrtarisht, Sardi hyri në listën e beqarëve më tërheqës shqiptarë, por emri në këtë “listë” duket se u fshi shumë shpejt.
Kjo pasi “iconstyle.al” ka mësuar se Sardi është në një marrëdhënie romantike me moderatoren e njohur të Digitalb, Jonida Vokshi, shkruan icon style.
Sipas burimeve për “iconstyle.al”, dyshja ka pak muaj që janë bashkë dhe lidhja e tyre është një surprizë e madhe për të gjithë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin që Sardi ka vetëm pak kohë që është ndarë.
Sardi dhe Jonida janë treguar mjaft diskretë në lidhje me marrëdhënien e tyre, që sipas burimeve për “iconstyle.al” është bërë zyrtare tashmë.
Jo më larg se një javë më parë, dyshja është parë në një lokal në kryeqytet, bashkë me nënën e moderatores Jonida Vokshi, duke e bërë edhe më serioze lidhjen e tyre.
Edhe pse të dy janë personazhe publike, Jonida Vokshi dhe Sardi kanë treguar se janë “hermetikë” për sa i përket jetës private dhe nuk dimë nëse do të ketë ndonjë konfirmim të këtij lajmi!
Gjithsesi na mbetet të presim!
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...