Connect with Us

A është vërtet mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës?

Aktualitet

A është vërtet mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës?

Publikuar

-

Një nga fjalitë që kemi dëgjuar më shumë, pas fjalisë “Babagjyshi nuk i sjell lodra fëmijëve të pabindur,”është fjalia “Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Shumë prej nesh janë rritur me idenë se shmangia e mëngjesit, është një “mëkat” i madh. Me sa duket në Britani dhe në SHBA-këtë mëkat nuk e praktikojnë në shumicë,sipas studimeve 2/3 e të rriturve Britanikë hanë mëngjes, ndërsa shifra për SHBA-në është ¾.

Mëngjesit mendohet se është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ne hamë mëngjesin për të thyer urinë që kemi krijuar gjatë natës.

“Trupi përdor shumë energji gjatë natës,”shpjegon dietologia Sarah Elder. “Ngrënia e  mëngjesit  na ndihmon për të furnizuar sërish trupin tonë me energji, si dhe me proteinat dhe kalciumin, që kemi konsumuar gjatë natës.”

Gjithsesi ekziston një mosmarrëveshje  në lidhje me pozicionin që mban mëngjesi si vakti më i rëndësishëm i ditës. Ashtu siç është rritur përdorimi i dietave që i çojnë personat drejt urisë ekstreme,është rritur dhe konsumi i drithrave të cilat përmbajnë sasi të shtuar të sheqerit. Duke qenë se drithrat janë një ushqim shumë i preferuar për t’u konsumuar në mëngjes, shumë persona janë duke e konsideruar këtë të fundit si një vakt të rrezikshë,më shumë se sa të rëndësishëm.

Pra a është mëngjesi i rëndësishëm për të filluar ditën, apo kjo shprehje është thjesht një strategji marketingu e  kompanive të  drithrave?

Kërkimet më të shumta në lidhje me shmangien apo ngrënien e mëngjesit lidhen me obesitetin. Shkencëtarët kanë  përpiluar  teori të ndryshme në  lidhje me raportin mes dy elementëve.

LEXO EDHE:  Foto/ Si gatuhet mëngjesi në vende të ndryshme të botës

Në një studim të realizuar në SHBA janë analizuar rreth 50 mijë persona, në fund të studimit  u pa se personat që hanin vakt më të bollshëm e kishin IMT më të vogël,që do të thotë kishin raport më të ekuilibruar mes peshës dhe gjatësisë.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Erërat e forta/ Policia rrugore jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Aplikimi për viza/ Ambasada amerikane nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Thaçi takime të rëndësishme në Mëngjesin e Lutjeve

LEXO EDHE:  Aplikimi për viza/ Ambasada amerikane nxjerr njoftimin e rëndësishëm

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: