LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Të rinjtë shqiptarë heqin flamurin/ ‘U djeg’ mediave greke

28 Nëntor 2018, 12:00, Aktualitet CNA
 Të rinjtë shqiptarë heqin flamurin/ ‘U djeg’

Mediat greke kanë raportuar një akt ?ekstremistë? siç e quajnë ata të dy të rinjëve shqiptarë.

?Në një veprim tjetër provokues, shqiptarët të cilësuar si ?aktivistë? në Thesprotia, kanë ulur flamurin grek dhe u përpoqën të vendosnin atë shqiptarë në vend të tij.?-niset shkrimi nga media greke.

Siç kuptohet edhe nga foto dy shqiptarë nga  ?Aleanca Kuq e Zi? në kuadër të ditës së Pavarësisë kanë ndërmarrë një akt që ka ngjallur reagimin e ashpër të medive greke.

Shqiptarët kanë hequr flamurin grek dhe janë përpjekur për të ngritur atë shqiptarë në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.

Sipas rapotimeve të mediave greke ky është një provokim i hapur i ?ekstremistëve shqiptarë? dhe si një përpjekje për t?i dhënë zë çështjes së Çamërisë.

Më tej ata shkruaj se kjo është një përpjekje për të krijuar klimë kundër Greqisë. ?Është padyshim një përpjekje për të krijuar një klimë kundër Greqisë. Vihet re interpretimi që pakica etnike greke në Epirin e Veriut ka çdo të drejtë të ngrejë flamurin grek në fshatrat e pakicave minoritare.?-shkruajnë ata./CNA.al

Lajmet e fundit nga