LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të vishni të kuqen për festën e Pavarësisë, pa u dukur si një flamur njerëzor

28 Nëntor 2018, 11:53, Aktualitet CNA
Si të vishni të kuqen për festën e Pavarësisë, pa

Mos dilni nga shtëpia nesër dhe pasnesër, pa veshur diçka në ngjyrë të kuqe! Epo, një apo dy ditë në vit mund t?ia dedikojmë edhe ngjyrave të flamurit. Ndaj që të mos bëhemi të gjithë uniformë në punë, duke u veshur kuq e zi, ju tregojmë sesi mund ta vishni ngjyren e kuqe duke u dukur plot stil dhe duke e kombinuar me shumë mjeshtëri.

Le të fillojmë:

E kuqe e kombinuar me ngjyrën e verdhë (mustardë)

Ndoshta mund t?ju duket krejtësisht surprizë, ama e verdha mustardë është një mrekulli kur ndërthuret me ngjyrën e kuqe. Blogeret e modës e kanë të preferuarën e tyre!

E kuqe, së bashku me rozën!

E kuqja me rozën është një nga momentet më të adhuruara nga vajzat në botën e modës. Sepse është e pagabueshme!

Si thoni për pak ngjyrë të kuqe me një veshje në ngjyrë të argjendtë?

Nëse një veshje në ngjyrë të kuqe e kombinoni me diçka në ngjyrë të argjendtë, atëherë do të dukeni edhe më shumë vibrantë!

Kuqe & Kafe

Nëse keni dëshirë ngjyra neutral, mos zgjidhni vetëm të bardhën dhe të zezën, por atë kafe. Duket tej mase elegante dhe nga ana tjetër, duket se keni veshur një veshje të shtrenjtë.

Ngjyra blu, së bashku me të kuqen nuk gabon asnjëherë!

Ngjyra jeshile ushtarake

Nëse mendoni se këto dy ngjyra nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, e keni shumë gabim! Do të dukeni shumë ?cool?, të paparë në rrugë dhe thjesht unikë.

Është kombinimi që ju duhet në zyrë! Nuanca e grisë, do të nxjerrin më në pah ngjyrën e kuqe.

Lajmet e fundit nga