LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetja 1 milion dollarëshe: A është gabim të flemë me flokë të lagur?

28 Nëntor 2018, 14:53, Lifestyle CNA
Pyetja 1 milion dollarëshe: A është gabim të flemë me

Për ato që bëjnë dush natën, ka një pyetje të përhershme rreth të cilës kemi qenë të hutuara gjatë gjithë kohës: Është okej të flesh me flokët e lagur? Tani më në fund kemi një përgjigje!

Nëse ju jeni tipi që shmangni tharësen e flokëve, tani duhet që ta rimendoni vendimin tuaj.

?Të flesh me flokët e lagur nuk shkakton asnjë dëm në veçanti për flokët, por i bën flokët tuaj të duken më të sheshuara, kaçurrela, të çrregullta apo pa gjallëri kur ju zgjoheni?, thotë dermatologia Jessica J. Krant.

Gjithsesi kur flokët tuaj thahen para se të flini, qëndrojnë më të shtruara. Kur flini me flokë të lagur, ato përfundojnë në drejtime të ndryshme, në këtë mënyrë i bëjnë që të duken me më pak shkëlqim ose më pak të pastra.

Kështu që nëse doni t?i shmangni flokët e çrregullt ose kaçurrela, thajini flokët para se të shtriheni. Ose mund të përdorni pak spraj me ujë me kripë në flokët e lagur, ndërsa ata janë duke u tharë vetë. Provojeni!

Lajmet e fundit nga