LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur rilindja kishte fytyrën e Gjergj Kastriotit/Ju sjellim emrat e shqiptarve që kanë bërë historinë në gjithë botën

28 Nëntor 2018, 13:46, Aktualitet CNA
Kur rilindja kishte fytyrën e Gjergj Kastriotit/Ju sjellim emrat e

Këta bij dhe bija të tokës arbërore kanë vëretuar se edhe një vend i vogël si ky i yni mund të jetë vital sa i takon krijimit të figurave të mëdha, të cilët japin kontributin e tyre në mbarë botën.

Ata kanë  dhënë një kontribut të paçmueshmë në  mirëqenien globale, art, kulturë shkencë dhe mjekësi, në mbarë botën.

 

Në  krye të listës është Heroi ynë Kombëtar  Gjergj Kastrioti, ai e drejtoi ushtrinë shqiptare kundër Perandorisë Osmane për 25-vjet, me një ushtri të vogël, ai arriti të zmbrapste ushtrinë e perandorisë më të fuqishme të kohës. Kjo është arsyeja pse Gjergji sot mban një vend të artë në historinë botërore. Për të janë shkruar rreth 150 libra si dhe është shëndrruar në figurtën përfaqësuese të rilindjes.

 

 

 

Nënë Tereza, emri i saj i vërtetë është Gonxhe Bojaxhi, prindërit e saj ishin të dy shqiptarë. Aktiviteti i saj në fushën e humanizmit si dhe ndihma që i ka dhënë personave në nevojë, të varfërve dhe viktimave të luftës, sëmundjeve dhe urisë e ka shëndrruar atë në shenjtore.

 

 

 

 

 

Ismail Kadare, është botuar pothuajse në të gjithë botën. Përpos kësaj shkrimtari shqiptar ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare mbi letërsinë, si dhe është nominuar disa herë si kandidat për të fituar çmimin Nobel.

 

 

Një vend nderi në këtë listë e ka dhe  artisti Ibrahim Kodra, ai ka lindur në Durrës, por është formuar si artist në Itali. Kryeveprat e tij qendrojnë krah kryeveprave të Modigliani dhe janë të ekspozuara në galeritë e artit  më të njohura në botë.

 

 

 

Sopranoja Inva Mula, renditet krah 10  sopranove më të mira të botës, me një bagazh professional që përfshin ariet e shkruara nga ajka e krijuesve të muzikës operistike. Sopranoja ka performuar në skenat më të mira  operistike në mbarë botën, si Teatri La Scala në Milano apo teatri Metropolitan i NeëwYorkut. Inva Mula nuk qendron vetëm, krah saj janë edhe Ermonela Jaho  si dhe Saimir Pirgu, të cilët janë duke performuar nëpër skenat më të famshme operistike.

 

 

 

 

Violinisti Tedi Papavrami, është përshkruar nga media ndërkombëtare si ?shqiptari i vogël virtuoz,?  për shkak të aftësive të tij të paçmueshme si violinist. Një tjetër talent shqiptar, i konsideruar si gjeni në koreografinë e baletit modern është Angelin Prelocaj.

 

 

Nga ana tjetër në mjekësi kemi emra si Ferid Murad, një shqiptar i cili ka fituar çmimin Nobel, sa i përket kësaj fushe për shpikjen e Viagrës.

 

Laura Mersini është një kozmologe si dhe fizikante e cila punon si pedagoge në Universitetin e Karolinës Veriore. Ajo është hartuese e një sërë studimesh shkencore në lidhje me larmishmërinë e universit.

Ndër të tjera po përmendim edhe disa yje të Hollywood-it me origjinë shqiptare, të gjithë kemi dëgjuar për Jim Belushi-n, John Belushi-n dhe Eliza Dushku-n.

Lajmet e fundit nga