LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti 2019/ Braçe luftë me Ahmetajn

28 Nëntor 2018, 11:18, Aktualitet CNA
Buxheti 2019/ Braçe luftë me Ahmetajn

Deputeti i Parisë Socialiste, njëkohësisht kryetar i Komisionit Partlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe vijon replikat me ministrin Ahmetaj, në lidhje me buxhetin 2019.

Braçe dje ka refuzuar të drejtojë Komisionin e Ekonomisë, ndërsa ka kundërshtuar edhe disa nene dhe ka propozuar që pagat deri në 40 mijë lekë, të mos tatohen.

Kërkesa e tij është rrëzuar dhe kjo ka bërë që ai të braktisë mbledhjen dhe të mos e drejtojë vetë Komisionin e Ekonomisë.

Por, Braçe ka reaguar sërish sot, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se beteja e tij për taksa të majta, vijon nga e hëna e tutje.

Brace thekson se nuk do të tërhiqet nga propozimi per te mos tatuar pagat deri ne 40 mije leke

?Propozimi per te mos tatuar pagat deri ne 40 mije leke eshte propozimi im dhe nuk ka asnje arsye qe une te terhiqem!

Kur flas per pagat e punetoreve, pagat e uleta te tyre, kam parasysh qe ato jane te ardhurat e vetme per nje familje punetoresh;

Te ardhurat e vogla, ne cdo vend te Evropes mbrohen nga tatimi.

Ka edhe nje arsye tjeter;

Pabarazia e te ardhurave, diferenca e frikshme mes te ardhurave te uleta nga puna me te ardhurat e medha te menaxhereve;

Pabarazia e frikshme mes te ardhurave nga puna me te ardhurat nga kapitali.

Natyrisht, kush nuk ka punuar kurre per 200 mije leke te vjetra as qe e kupton kete;”-shkruan Braçe.

Më tej deputeti socialist shigjeton sërish kreun e Financave, ndërsa shkruan se “Madje ben me shume, tamam si ministri i Ekonomise qe propozon tatimin e pagave edhe me te vogla, atyre ne kufijte e pages minimale, poshte pages 300 mije leke.

Dhe meqe jemi ketu, si ka mundesi qe e harruat tamam kete;

Ku është propozimi i ministrit të Ekonomisë për të tatuar pagat 200 mijë lekëshe?

Hapet gazetat e edicionet e lajmeve me te!

Ku shkoi ministri me gjithe propozimin e tij?

Nejse, sa ka filluar, takohemi te henen nen per nen ne Kuvend!

Per te gjitha, natyrisht te miat, te gjitha te majta?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga