Connect with Us

Uashingtoni: Jeni çliruar para 28 nëntorit

Aktualitet

Uashingtoni: Jeni çliruar para 28 nëntorit

Publikuar

-

Nga Robert Papa

Fakt apo fiction? Kur jemi çliruar apo kur jemi “liruar” prej vetlargimit gjerman? Kjo është çështja! Vallë a ka shumë rëndësi? Po ju jell një fakt serioz: Uashingtoni zyrtar. Viti 1945. Janar. Zyra e Informatave e

Qeverisë Amerikane boton të përmuajshmen “Ngjarjet e muejit”. Një parakalim fotografish, lajmesh dhe ngjarjesh për Evropën Juglindore.

Mbulesa e të përmuajshmes “Ngjarjet”. Dita e Indipendencës shqiptare. 28 nëntor 1944. Trupat e Ushtrisë N-Çlirimtare kalojnë para tribunës tue kremtue çlirimin e kryeqytetit shqiptar.”

Në Kopertinë, ose mbulesën e revistës bardh e zi, është tribuna ku duket Hoxha, Nishani, Peza, por edhe
ushtarakët amerikanë , jugosllavë dhe britanikë. Para tribunës parakalojnë partizanët e Hoxhës. Në faqen 11 është shkrimi:

Shqipnija kremton çlirimin e vet
Nëntitull: Shqipnija u çlirue mbas pesë vjen sundimi e lufte
“Historija e Shqipnis asht plot luftra të papreme kundër të huejve që i kishin vue synë këtij Vendi. Prej ditëve të Skënderbeut e këtej historija e këtij Vendi s’ka ndryshue as edhe këmbëngulja me të cilën

Shqiptarët kanë ruejtë lirin’e tyne.
Shqipnija u ba indipendente më 28 nandor 1912. Atëherë patriotët shqiptarë ngritën flamurin në Vlorë e shpallën indipendencën politike të Vendit. Por në Luftën e Përbotshme Shqipnija u shkel prej të huejve e ma vonë, më 1939, u shkel prej nazifashistëve. Shqiptarët burra e gra dhanë kushtrimin e rrëmbyen armët ashtu si e kanë pasë zakon gjithmonë, për të mbrojtë lirin’e Vendit. Luftuen italianët e ma vonë

Gjermanët dhe kolaboracjonistët e kuislingët e tyne, derisa e cliruen krejtësisht Vendin prej këtyneve. PËR ÇUDI ÇLIRIMI I PLOTË I SHQIPNISË TAKOI PAK DIT PARA DITËS SË FLAMURIT e kështu Shqiptarët e kremtuen këtë ditë madhështore me gëzim shumë ma të madh pse ata kishin çlirue Vendin e tyne nga Hunët e tmerrshëm..
Ata kremtuen edhe hyrjen në Tiranë të Qeverisë Demokratike.

Shqiptarët luftuen plot pesë vjet me forcat e tyne të vetme. Ndonëse ndihmat aleate kanë qenë të… ato kanë qenë mjaft të vlefshme. Kur Ushtrija Çlirimtare po sulmonte Nazistët. Aleatët ndihmuan tue bombardue Gjermanët nga ajri.

Aleatët zbritën ndihma dhe municjone dhe në tetuerin e kaluem britanikët tue shkelë tokën shqiptare cliruen, së bashku me Ushtrinë n-Çlirimtare shqiptare, limanin e Sarandës. Sigurisht Historija do ta shënojë ndihmën e madhe që Shqiptarët u dhanë Kombeve të Bashkueme në luftë. Kjo gja do t’u japë të drejtë të gëzojnë indipendencën e plotë, të cilën ata e vulosën me gjakun e djemve të tyne.

Këto fotografi tregojnë çlirimin e Tiranës.”
Pra, del qartë se jemi çliruar para 28 nëntorit, sepse në shkrim theksohet se kjo ditë u festua me gëzim më të madh se vendi ishte i çliruar. Uashingtoni thekson se vendi u shkel, nuk përdoret fjala pushtim. Ose britanikët shkelën duke çliruar Sarandën bashkë me shqiptarët.

Pra ky është fakt. Nuk jemi çliruar as me 29 e as më 29. Mesa duket ,gjermanët duhet të kenë ikur aty nga 25 nëntori. Po të kemi parasysh se Tirana ra më 17 nëntor dhe Lezha më 20, del se Shkodra do jetë zbrazur prej gjermanëve aty nga 25 ose 26 nëntori. Partizanët mund të kenë hyrë më 29 nëntor, po kjo ka ndodhur pasi është kremtuar fitorja një ditë më parë në Tiranë.

Pra, ky botim i Uashingtonit zyrtar, është prova reale, se nuk jemi liruar prej gjermanëve më 29 nëntor.

Partizanët kanë shkuar më 29 nëntor në Shkodër, pasi janë grumbulluar dhe rregulluar për të marë në dorëzim qytetin. Ka pasur një marrëveshje mes Enver Hoxhës dhe gjermanëve. Gjermanët do largoheshin dhe Hoxha do merrte institucionet. Hoxha kishte lidhje miqësore me komandën gjermane sepse iu kishte dorëzuar gjeneralin anglez Dejvis.
Naku Spiro në Plenumin e Beratit, më 25 nëntor, ka theksuar se po flasim me një Shqipëri të çliruar plotësisht, madje edhe Shefqet Peçi në disa kujtime të tij ka thënë se “kam gjetur Shkodrën e çliruar qysh më 25 nëntor.”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE