LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama transformon turizmin/ Fjala "fshat turistik" të zhduket nga fjalori

27 Nëntor 2018, 09:35, Aktualitet CNA
Rama transformon turizmin/ Fjala "fshat turistik" të zhduket nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e mbajtur në Samitin për investimet e huaja në  turizëm,  tha se sot në Shqipëri flitet për afrim të njohur të markave globale të turizmit që vite më parë as nuk mendohej se do ishin mes nesh.

?Këtë vit qeveria përjetoi sezonin më të mirë turistik jo vetëm në çështje numrash.Sot flasim për afrim të  markave të njohura globale  të turizmit që dje as mendohej se do ishin mes nesh. Pikërisht sot firmosëm kontrata të rëndësishme  me  hotele  që ne do kishim dëshiruar ti kishim në Shqipëri kohë më pare, dhe kjo ditë ëshët sot.  Jemi në fazën e kapërcimit të një turizmi të inercisë, pa vizion afatgjatë, që më shumë  e kanë dëmtuar rritjen e  kësaj industrie. Vetëm në 2017  janë dhënë leje për ndërtim hotelesh më shumë se në 4 vitet e mëparshme të marra së bashku, dhe sipërfaqja e përbashkët është një sipërfaqja më e madhe e ndërtuar për hotlele të 10 viteve ëm parë. Vetëm 3 mujorin e parë këmi 5-fish kërkesa për lejë ndërtimi hotelesh se në 2017. Nga ana tjetër , lidhur me pikënisjen, në vitin  1929 Shqipëria kishte 27 hotele të rregjistruara, në 2013 vetëm 30 të çertifikuara. Kjo ka qenë pikënisja?, -u shpreh Rama.

Ai shtoi gjithashtu se do të ketë një transformim të fshatrave turistikë.

?Ne trashëguam një qasje realisht në shkurtër. Fshatrat turistik janë të ndërtuar në vijë bregdetare  si lagje verore. Nëse nuk transformohen, nëse nuk marrin një tjetër fizionomi askush nuk ka pse vjen në Shqipëri . Investimet e reja ne vijën bregdetare dhe hoteleria është domosdoshmëria që ne kemi. Ne duam një resort dhe jo fshat turisitk. Kjo fjalë të fshihet nga fjalori. Është njësoj si të hash të gjithë atë që ke në frigoriger e pastaj ngelesh më gisht në gojë.?,- tha ndër  të tjera kryeministri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga