LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakër mbi faunën Shqiptare/ Gjendet i vrarë pelikani kaçurrel

27 Nëntor 2018, 09:54, Aktualitet CNA
Masakër mbi faunën Shqiptare/ Gjendet i vrarë pelikani

Pelikani kaçurrel është një nga shpendët e rrallë dhe autokton në vendin tonë. Por, kjo nuk i ka penguar gjuetarët e paligjshëm e të papërgjegjshëm  të vrasin një shpend  të tillë në Lagunën e Nartës në Vlorë.

Pavarësisht moratoriumit për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, gjuetarët vazhdojnë aktivitetin e tyre duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga shpendët më të rrallë në të gjithë mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës.

Kjo masakër  duhet të shërbejë  edhe si një kambanë alarmi për të vënë në lëvizje institucionet me qëllim mbrojtjen e banorit të veçantë të lagunës i cili është shndërruar edhe në atraksion turistik nga mjaft vizitorë.

 

Lajmet e fundit nga