LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Arvizu bashkon politikën shqiptare

27 Nëntor 2018, 12:14, Aktualitet CNA

Presidenti Meta dekoroi sot ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu me titullin ?Për Merita të Veçanta Civile?.

Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Titullin e lartë me motivacionin: ?Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit?.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ajo që ra në sy në këtë takim ishte prania e politikanëve shqiptarë të së majtës dhe të djathtës, që nga Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi, Bujar Nishani, Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Niko Peleshi etj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga