LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Zbulohet se si e ka shkelur Rama ligjin me të 'dyja këmbët'

27 Nëntor 2018, 17:11, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Zbulohet se si e ka shkelur Rama ligjin me të

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku  është  shprehur se kryeministri Edi Rama ka shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Në një postim në rrjetet sociale Tabaku ka shkruar se sot Komisioni Ekonomisë ka miratuar dokumentin më të rëndësishem të shtetit në shkelje të ligjit dhe rregullores se parlamentit.

?Sot mbledhja e komisionit eshte drejtuar nga sekretari i komisionit. Dy jane dokumentat me te rendesishem te nje qeverie programi dhe buxheti i shtetit. Kur buxheti i shtetit miratohet ne shkelje te ligjit e te rregullores a ka me moral te qendroje nje qeveri. Keta qe shkelin kushtetuten, cdo ligj keto qe e kane bere lecke cdo VKM sot kane shkelur me te dy kembet dhe vete parlamentin. A ka me vend per opoziten ne keto institucione??, – ka vazhduar Tabaku në postimin e saj.

Edhe në përfundim të postimit të saj Tabaku ka shkruar se Rama ka shkelur Parlamentin me të dyja këmbët.

?Ministri i Financave i pari dhe i dyti Kryeministri sot kane shkelur parlamentin me te dy kembet per nje nga dy dokumentat me te rendesishme te nje qeverie!?, – ka nënvizuar ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga